ARKATANA

Vllasi: “Ndarja e Kosovës e pamundur, çdo bisedë për kufij përfundon me armë”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Nuk shoh se dialogu në mes të Kosovës dhe Beogradit që do të përfundojë shpejtë”, ka thënë Azem Vllasi për televizionin serb TV Prva, dhe e hedhë poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës sepse atëherë do të paraqiten problemet edhe më të mëdha.

Ndarja e Kosovës e pamundur, çdo bisedë për kufij përfundon me armë

Avokati si dhe këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi konsideron se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të përfundojë shpejtë sepse pozicionet e të dyja palëve janë shumë larg.

“Nga njëra anë kryetari i Serbisë vazhdimisht po përsëritë se marrëveshja është e mundur nëse arrihet ndonjë kompromis, por nuk tregon çfarë kompromisi. Ai e përsëritë tezën se nuk mundet dikush të fitojë gjithçka, ndërsa dikush asgjë. Nuk thotë se çfarë dhe kush prej kujt duhet të fitojë dhe nëse Serbia mendon të fitojë diçka atëherë çfarë është ajo që Kosova i ka borxh Serbisë”, konstaton Vllasi.

Uji Dea

Në pyetje se a do të thotë se ai e përjashton idenë për ndarjen e Kosovë, Vllasi thotë se mundësia e ndarjes së Kosovës është plotësisht e përjashtuar edhe atë për shumë arsye. “Si e para, këtë nuk do të lejojë faktori ndërkombëtar i cili e ka menaxhuar pavarësinë e Kosovës e as Brukseli, i cili tani po e udhëheqë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. As ata nuk duan të dëgjojnë se po bisedohet për ndryshimin e kufijve. Por edhe sikur të bisedohej për këtë, këtu nuk do të kishin pasur leverdi as Kosova as Serbia sepse do të hynin në një punë qorre”, thotë Vllasi, transmeton Insajderi.com

“Çfarë do të thotë ndarja? Kur fillojmë të bisedojmë për kufij pëlcet problemi. Për cilën pjesë të Kosovës mendon Serbia pasi në të gjitha pjesët e Kosovës ka serb”, shton ai.

Gjithashtu, duke u përgjigjur në pyetje se a ka lëshuar pak pe Prishtina në kohën e fundit në qëndrimet e veta, Vllasi thotë se vetëm po krijohet përshtypja për këtë. “Realiteti është ndryshe, sepse në Kosovë nuk ka politikan i cili do të bisedonte për ndryshimin e statusit të Kosovës, gjegjësisht për atë që Kosova mos të jetë shtet dhe se duhet të pyetet Serbia se a do të jetë Kosova shtet apo jo. Pra, për këtë çështje ajo nuk ka bashkëbisedues, dhe unë do të kisha ditur shumë mirë sikur të kishte pasur”, përfundon Vllasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.