FIDANISHTJA

Vllasi: Muri duhet të rrëzohet, nuk duhet negociohet

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

“Rezoluta e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ish dashtë të gjej zbatim sot në Mitrovicë, dhe kjo nuk guxon të negociohet në Bruksel”, kështu ka deklaruar njohësi i çështjes politike Azem Vllasi për Gazetën Monitor.

Ndonëse kjo rezolutë nuk ka gjetur ende zbatim edhe në ditën e fundit të janarit, njohësit politik po konsiderojnë se një gjë e tillë është e vështir e zbatueshme.

Vllasi ka thënë se rezoluta e miratuar nga të gjitha grupet parlamentare nuk do të jetë e zbatueshme, sipas tij një gjë e tillë nuk guxon të negociohet në Bruksel.

Ai po ashtu ka deklaruar se zyrtarët e Kosovës kanë paralajmëruar data të kota për rrënimin e tyre. Sipas tij qeveritarët kanë dal jo serioz ndaj kësaj çështje.

“Rezoluta e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ish dashtë të gjej zbatim sot në Mitrovicë. Kjo gjë nuk guxon të negociohet në Bruksel sepse është çështje e brendshme e Kosovës. Zyrtarët e Kosovës kur kanë paralajmëruar data dhe afate për rrënimin e murit unë personalisht e kam ditë që nuk do të ketë asgjë konkrete prej kësaj pune. Pra, ata sot veç nuk i mbajtën fjalët e tyre” , ka deklaruar Vllasi.

UBT

Madje ai ka thënë se në Bruksel për murin mund të bisedohet vetëm me arsyeje se nuk është ndërmarr asgjë deri më tani.

“ Nga krejt kjo, këto data dhe afate ka dal e kundërta, ata po ashtu kanë thënë se nuk do të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel çështja e murit, por kam frikën se muri në veri do të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel. Opinioni një gjë të tillë nuk po din, dhe nuk është i informuar se çfarë po ndodhë me murin në veri”, ka thënë Vllasi

Rezoluta për murin në Veri të Mitrovicës ishte miratuar në seancën e 29 dhjetorit, Kuvendi i Kosovës, sipas të cilës rezolutë rrënimi i këtij muri ilegal do të ndodhë brenda muajit janar.

Kjo projektrezolutë u votua në Kuvendin e Kosovës u votua pa ndryshime, me 74 vota pro dhe 2 abstenime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.