Fundamenti

Vllasi: Marrëveshjet me Serbinë të mos nënshkruhen pa u aprovuar në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndonëse faza finale e procesit të dialogut, prej fillimit, është udhëhequr nga presidenti i Kosovës, avokati Azem Vllasi gjatë një interviste për “Zërin” ka konsideruar se negociatat tash e tutje duhet të udhëhiqen nga një ekip, ku kryeministri bashkëvepron me presidentin. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, Kosova shkon në bisedime me një strategji të mirëfilltë dhe nuk lejon që asnjë marrëveshje të nënshkruhet pa u aprovuar paraprakisht në Kuvend, shkruan gazeta “Zëri”.

Tërësia territoriale, kufijtë e caktuar, sistemi i rregulluar i brendshëm dhe rendi kushtetues janë katër pika që e përbëjnë një shtet, për të cilat nuk duhet as të diskutohet me Serbinë në procesin e negociatave.

Fundamenti

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” avokati i njohur Azem Vllasi, i cili ka thënë se deri tash dialogu ka shkuar vetëm në favor të Serbisë, pasi pala kosovare ka rrëshqitur në tema të brendshme të vendit, nga të cilat, siç është shprehur ai, më e keqja ka qenë Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan tutje “Zëri”.

Teksa ka komentuar paralajmërimet për kompromis të dhimbshëm Kosovë – Serbi, Vllasi ka thënë se pala serbe duhet të sqarojë se çka nënkupton me “zgjidhje kompromisi”, pasi duhet të dihet qartazi që nuk mund të ketë kompromis për statusin shtetëror të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.