Vllasi: Marrëveshje përfundimtare s`do të ketë, veriu përdoret për tension
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi, në një intervistë për RTK ka deklaruar se nuk beson në idenë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë mendoj se marrëveshje përfundimtare nuk do të ketë për arsye se përderisa Serbia vazhdimisht përsërit se Kosova është pjesë e Serbisë, është shtet i ashtuquajtur. Në këto rrethana marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve nuk mund të ketë”, ka deklaruar Vllasi.
Tutje ai ka thënë se ndërkombëtarët duhet të tregohen serioz me presion ndaj Serbisë sepse nuk është në interesin e Kosovës shtyerja e dialogut.
“Vuçiqi dhe pushteti i Serbisë veriun e shfrytëzon vetëm për ngritje tensionesh dhe e akuzon vazhdimisht Kosovën se po i malltreton serbët gjithandej, e posaçërisht në veri”, ka thënë ai.