Hidromorava

Vllasi: Lista serbe do të instrumentalizohet nga ana e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në këtë mënyrë Lista Serbe tashti do të instrumentalizohet nga ana e Serbisë.

Lista Serbe pret certifikimin e KQZ-së për të marrë nën udhëheqje 10 komuna të Kosovës.

Zgjedhjet e 22 tetorit, rezultuan shumë të suksesshme për këtë parti.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në këtë mënyrë Lista Serbe tashti do të instrumentalizohet nga ana e Serbisë.

FIDANISHTJA

Sipas tij, puna e parë që Beogradi do të bëjë është të realizojë synimin për të formuar bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

“Lista Serbe ka fituar në komuna me shumicë serbe, dhe ajo tashti do të instrumentalizohet nga ana e Serbisë. Në territoret e veta do ta ushtrojnë një lidhje sa më të ngushtë me Beogradin, ndërkaq pas kësaj Beogradi synon si punë të parën që do ta kryejë do të jetë formësimi i bashkësisë së komunave më shumicë serbe. Kështu, nëpërmes komunave me shumicë serbe ku ka fituar Lista Serbe e formuar dhe e dirigjuar nga Beogradi, ta mbanë lidhjen e drejtpërdrejtë në Kosovë”, ka thënë Vllasi në një prononcim për Indeksonline.

Vllasi konsideron se me formimin e komunave serbe, do të bëhet një lloj i imitimit të Republikës serbe në Bosnje.

“Nëse e formojnë edhe bashkësinë e komunave serbe, ky faktikisht do të jetë një lloj i imitmit të Republikës serbe në Bosnjë. Në anën tjetër Beogradi, flet se Lista Serbe në Kuvend të Kosovës dhe anëtar të qeverisë serbe në Kosovë janë aty për t’i penguar shqiptarët, punën në parlament e kështu me radhë. Janë aty për të penguar punë të rëndësishme siç është ndryshimi i Kushtetutës, apo formimi i qeverisë apo gjërave tjera të rëndësishme”, ka theksuar ai./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.