UBT

Vllasi: Liderë lëni çështjet personale, merruni me hallet e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, duke folur për gjendjen politike të krijuar gjatë vitit 2014, ka thënë që pret nga liderët që në 2015, të angazhohen më shumë për problemet dhe brengat që proekupojnë qytetarët e vendit.

“Gjatë vitit që po shkon, gjendja politike ka qenë e brishtë është manifestu me një jostabilitet jofunksional dhe është humb shumë kohë. Njërëzit e institucioneve të klases politike janë marrë më shumë me vete se sa me problemet e Kosovës. Gjatë këtij viti nuk janë hap perspektiva të qarta që është kryesore për Kosovën, e ajo është përspektiva e zhvillimit ekonomik, punëismit. Pak kan dominu në jetën politike institucionale, temat jetësore të Kosovës. Nuk është arrit mjaft në konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë, dhe duket se në vitin 2014 kemi marrë më pak përkrahje dhe mbështetje, nga shtetet tjera. Kështu që viti 2014 mezi ka marrë një notë kaluese tu e pas parasysh të gjitha aspektet e funksionimit të shtetit, funksionimit të institucioneve, dhe ballafaqimit me problemet më serioze që i ka Kosova siç janë problemet e zhvillimit para se gjithash”, ka thënë Vllasi për Indeksonline.

Fundamenti

Sipas tij, proekupim kryesohet duhet të jetë hapja e përspektivave për zhvillim ekonomik.
“Para se gjithash proekupim kryesor duhet të jetë hapja e perspektivave për zhvillim ekonomik, për gjendjen sociale të popullësisë, për avancimin e mëtejmë të institucioneve, me një fjalë të gjitha forcat të fokusohen në stabilizimin e brendshëm të shtetësisë së Kosovës. Ne po synojmë për kah integrimet evropiane, por duhet shteti që brenda të funksionojë me standard evropiane, me standard të mirëfillta demokratike. Në epiqendër të jenë problemet e brendshme, dhe ballafaqimi i brendshëm me zhvillim me konsolidimin e mëtejshëm të shtetësisë dhe afirmim edhe më të fuqishëm ndërkombëtar”, theksoi Vllasi.

Ai ka ftuar lideët e vendit, që në këtë vit, të merrën më pak me pozitën personale, e më shumë me brengat e qytetarëve.
“Porosia për liderët është që të merren me problemet e shtetit, dhe më pak me pozitën personale, me çështje personale, t’i shikojnë më tepër brengat e qytetarëve, shtresave të ndryshme”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.