ARKATANA

Vllasi: Kosova duhet t`i dalë zot tokës së saj

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në protestën e mbajtur nën tytat e xhandarmërisë serbe dhe të vëzhguar edhe nga KFOR-i dhe policia e Kosovës të premtën në Karaqevë ka marrë pjesë edhe Azem Vllasi. Si njohës i mirë i atij territori Azem Vllasi tha për rajonipress se pjesa që po pretendon Serbia dhe xhandarmëria serbe ku po patrullon ajo aktualisht, gjithmonë ka qenë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës duhet ta mbrojnë me çdo kusht tokën e saj tha Vllasi.

Rreth 700 protestues kanë marrë pjesë në protestën e së premtës në Karaqevë në mbrojtje të vijës kufitare dhe kundër hyrjes së xhandarmërisë serbe raporton rajonipress.

Selver Lenjani në emër të organizatorit ka thënë se edhe pse përballë tytave të xhandarmërisë ne kërkojmë largimin e tyre nga territori i Kosovës.

Lenjani ka kërkuar që policia e Kosovës të jetë e pranishme në vijën kufitare kurse banorët të jenë të lirë për të punuar tokat e tyre. “Koncentrimi i madh përgjatë vijës kufitare është pengesë serioze dhe kërcënim real për ne” tha Lenjani.

Në këtë protestë ka marr pjesë edhe Azem Vllasi ish funksionar i lartë i Kosovës dhe njohës i mirë i çështjeve politike.

Fundamenti

Vllasi tha për rajonipress se pjesa ku po pretendon Serbia gjithmonë ka qenë e Kosovës dhe ajo duhet të mbrohet nga institucionet e Kosovës. “Institucionet dhe shteti i Kosovës nuk duhet të flenë e as të rrinë duarkryq sepse është një territor i gjerë që është kontrolluar gjithherë nga Kosova” tha Vllasi.

Vllasi tha se policia e Kosovës duhet të lejohet të vëzhgojë dhe ruaj kufirin sikurse dhe duhet ta mbikëqyr dhe mbrojë atë. Vllasi tha kjo është tokë e jona dhe policia kosovare duhet të kalojë nga vija kufitare.”Shteti jonë duhet të ndërhyjë dhe të ketë kontrollin e plotë, kurse policia duhet të ketë qasje të plotë përgjatë vijës kufitare. Kufiri nuk guxon të cenohet nga askush sepse ndryshe do të ishte incident diplomatik. Institucionet kosovare nuk guxojnë të flejnë, sepse problemi është në Prishtinë .Zyrtarët kosovar duhet ta definojë së pari problemin me KFOR-in që insiston që ajo pjesë të mbetet kontestuese edhe më tutje pastaj duhet të trajtohet në nivelet politike përmes bisedimeve në Bruksel”.

Vllasi tha se është e pakuptimtë që edhe pas 15 vitesh pas luftës fshatrat shqiptare përgjatë vijës kufitare të përballen me mungesën serioze të pasigurisë.”Kosova duhet t`i dalë zot tokës së saj” tha Vllasi.

Ndryshe protesta ka kaluar e qetë derisa është përcjellur edhe nga KFOR-i dhe policia e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.