UBT

Vllasi: Koalicioni PDK – LDK zgjidhja më e lehtë për të kapërcyer ngërçin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Azem Vllasi avokat i njohur dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike thotë për rajonipress se zgjidhja më e lehtë dhe më e shpejt për të kapërcyer ngërçin politik është koalicioni PDK – LDK. Është momenti i fundit që Isa Mustafa të reflektojë, por edhe politikanët e liderët e tjerë duhet të sakrifikojnë dhe t`i lënë interesat personale e të dominojnë interesat kombëtare.

Njohësi i zhvillimeve politikë në Kosovë dhe avokati i njohur Azem Vllasi në një prononcim për rajonipress thotë se për të kapërcyer ngërçin politikë zgjidhja më e lehtë dhe më e shpejtë është koalicioni PDK-LDK. “Unë mendoj se LDK-ja është përgjegjëse për situatën e krijuar sepse ajo e pati të qartë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i jepte të drejtën PDK-së për të zgjidhur postin e kryeparlamentarit. LDK-ja ishte e dyta dhe duhej të priste sepse ishte në një pozitë të zotnillakut dhe duhej ta priste ofertën nga PDK-ja. LDK-ja në këtë pozitë mund të kërkonte edhe pozitën e kryeministrit” ka sqaruar Vllasi.

ARKATANA

Por, Vllasi thotë se tani kemi një situatë krejt ndryshe dhe është momenti që liderët të reflektojnë pozitivisht.”Tashti ky ngërç politikë mund të zgjidhet shpejt dhe lehtë nëse PDK-LDK arrijnë një koalicion dhe të kapen për parimet e që lidhet me besnikërinë ndaj elektoratit sepse kjo do të tregonte se këto dy parti janë fer edhe ndaj elektoratit të tyre meqenëse bashkë përfaqësojnë 58% të elektoratit. Çelësi realisht është te LDK-ja” mendon Vllasi.

Vllasi thotë se me këtë koalicionin e ri LDK-ja mund ta kërkojë postin e kryeministrit kurse PDK-ja postin e kryeparlamentarit. “E keqja e tërë kësaj është se Isa Musafa është peng pasiqë ka hyrë në pazar me VLAN. Unë mendoj se Isa Mustafa duhet të reflektojë sepse politika nganjëherë nënkupton edhe sakrifica praktike. Edhe liderët politikë duhet t`i lënë anash interesat personale dhe të dominojnë interesat e shtetit në radhë të parë” tha Vllasi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.