Fundamenti

Vllasi: Këta që po prodhojnë kriza, nuk dinë ta udhëheqin shtetin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ditën e djeshme, partitë politike nisën fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.Lëvizja Vetëvendosje e PDK-ja nisen fushatën nga qyteti Ferizaj.

Lidhja Demokratike tubimin hapës e mbajti në Prishtinë, ndërsa AAK-ja në Gjakovë.E analisti politik Azem Vllasi në një prononcim për Indeksonlinen ka komentuar situatën politike dhe fushatën zgjedhore.

Ai thotë se një është e sigurt, se pas këtyre zgjedhjeve do të kemi përsëri zgjedhje të reja.

Uji Dea

‘’Gjithçka duket ashtu si kemi pa që një vit e gjysmë. Ajo që duket si e sigurt është se edhe pas këtyre zgjedhjeve do të kemi zgjedhje tjera’’, thotë ai.

Më tutje Vllasi thotë se këta që po prodhojnë krizë të vazhdushme institucionale, po tregojnë se përveç zgjedhjeve, shtetin nuk dinë ta udhëheqin.‘’Kurtit po i pëlqen qeverisja pa institucione. Boll e ka “Qeverinë në detyrë”, shtoi në fund Vllasi.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 06:59.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.