ARKATANA

Vllasi: Keq që s’kaloi demarkacioni, opozita kosovare e bashkuar me opozitën pro-serbe e ruse

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Analisti politik, Azem Vllasi e ka vlerësuar të dëmshme për Kosovën mosratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Vllasi, i cili njëherësh është jurist dhe avokat, ka thënë për “Indeksonline” se subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) janë duke vepruar pro politikave serbe dhe ruse, sa i përket çështjes së vijës kufitare me shtetin fqinj.

Vllasi më tutje ka folur edhe për bojkotimin që Lista Serbe gjatë seancës së djeshme për demarkacionin. Ai thotë se partia të cilën e udhëheq Slavko Simiq ka vetëm një detyrë; Secilën çështje me taktizu dhe ta keqësoj situatën sa më shumë Kosovën.

“Listës “Srpks”-a i konvenon me mbet çështja e kufirit me Mal të Zi si çështje e hapur sepse serbët së bashku me Rusinë janë duke bërë çmos me qit në ‘dy gujë’ Malin e Zi. Aty tani ka fërkime të brendshme edhe për këtë çështje të demarkacionit. Opozita pro-serbe, pro-ruse, po e shfrytëzon këtë çështje ashtu që opozita jonë është duke ia bërë një argatë të mirë Serbisë dhe Rusisë eventualisht me mujt Malin e Zi me qit në dy guje dhe me pengu rrugën në NATO”, ka thënë ai.

Në Mal të Zi me 16 tetor pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa, sipas Vllasit, forcat pro-ruse e serbe janë të interesuar që ta rrëzojnë Gjukanoviqin nga pushteti. Vllasi e konsideron këtë si një rrezik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Hidromorava

“Atëherë, ne, përpos Serbisë që e kemi në kufi si armik, do ta fitojmë edhe një kundërshtar që do të jetë aleat i Serbisë. Kështu skena jonë e brendshme politike kujdeset për interesat shtetërore”, shprehet ai.

Megjithatë, Vllasi thotë se pas dështimit të djeshëm të largimit nga pika e rendit të ditës, Qeveria Mustafa në kushte normale ishte dashur të jepte dorëheqje dhe vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, puna e demarkacionit është bërë pika kryesore përçarëse në skenën e brendshme politike të Kosovës, tash ka përçarje jo vetëm në mes të pozitës dhe opozitës, por ka njerëz që nuk e japin votën as nga dy partitë e koalicionit.

“Nuk është kjo çështje e raportit me Malin e Zi por u bë çështje madhore e konfliktit të brendshëm politik. Tërheqja e djeshme nga rendit i ditës është bërë për faktin se koalicioni në pushtet nuk i ka votat e mjaftueshme. Të ishim ne një shtet demokratik, në këtë situatë, Qeveria duhej të jepte dorëheqje, shkohej në zgjedhje të reja”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.