FIDANISHTJA

Vllasi: Jabllanoviq kërkon falje nëse këtë ia kërkon Vuçiqi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Analisti Azem Vllasi, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se vizita e kryeministrit serb, Aleksandër Vucic, në Kosovë, çfarëdo qoftë arsyeja e vizitës (zyrtare ose jozyrtare), është dashur të negociohet me kryeministrin e Kosovës, dhe jo sipas tij, përmes zyrave ndërlidhëse të cilat e tregojnë shtetin e Kosovës si joserioz.
Ai tha se vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, po bëhen thuajse Kosova është sikurse pjesët tjera të shtetit serb.

“Secila ardhje e zyrtarëve te Serbisë, sikurse kjo e Vucicit, po synojnë përkrahjen e serbëve të Kosovës që ata të mos integrohen në shtetin e Kosovës, por që shpresat e veta t’i mbajnë në Serbi. Me trup në Kosovë, me mend në Serbi”, ka thënë Vllasi.

Vllasi ka folur edhe për ofendimet të cilat i ka bërë ministri i Pushtetit Lokal, Aleksandër Jabllaniviq, protestuesve në Gjakovë, duke thënë se “po ta urdhëronte Vuçiqi, Jabllanoviqi do të kërkonte falje për deklaratat e tij të turpshme ndaj gjakovarëve”.

ARKATANA

“Mungesa e një kërkim falje të sinqertë nga ana e Jabllnovicit, do të thotë që ‘Lista Serbe’ që ka hyrë në Kuvend dhe në Qeveri mund t’i provokojnë shqiptarë dhe askush nuk i merr në përgjegjësi. Nëse e vërejmë me kujdes do të shohim se Vuçiqi nuk do t’iu sugjerojë serbëve të Kosovës integrimin brenda institucioneve të vendit ku jetojnë, por do të kujdeset që t’iu premtoj përkujdesje për ta nga ana e shtetit serb, madje përmes deklaratave të tij synon që shqiptarët, nga ana e serbëve të Kosovë, të shihen si kundërshtarë dhe jo si bashkëqytetarë”, ka theksuar Vllasi.

Ndryshe, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të qëndrojë sot deri më 14 janar në Kosovë për festat e fillim vitit të komunitetit ortodoks. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.