UBT

Vllasi: Haradinaj lirohet me 6 prill, dialogu duhet të vazhdohet me Serbinë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Vllasi ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk do të jap rezultate nëse vazhdohet procedura e njëjtë e këtij aspekti lidhur me lëshimet e flet-arresteve ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë një mbështetje rezolutës së propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në të cilën kërkohet që Qeveria e Kosovës të pezulloj procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lidhur me këtë, analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Azem Vllasi beson se ish-gjenerali i UÇK-së, Ramush Haradinaj do të lirohet më 6 prill. Megjithatë, ai thotë se bisedimeve e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka sjellë ndonjë efekt pozitiv. Sipas Vllasit, dialogu prapë duhet të vazhdojë sepse në të insistojnë faktorët ndërkombëtarë.

“E pash rezolutën e kuvendit të Kosovës, e cila do që të kushtëzohet me lirimin e Ramush Haradinaj, mirë kjo duhet të jetë deri me 6 prill që besoj se deri atëherë Ramushin e lëshojnë. Deri atëherë edhe ashtu nuk di sa ka nevojë të bisedohet në dialog me Serbinë mas edhe ashtu s’po del ndonjë rezultat efektiv prej këtyre bisedave, mirëpo mandej dialogu duhet të vazhdojë se dialogu megjithatë s’ka alternativë edhe në këtë insistojnë gjithë faktorët ndërkombëtarë”, ka thënë Vllasi për Indeksonline.

Mobi Casa

Më tej, ai ka shtuar se Serbia edhe sipas rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit nuk ka asnjë juridiksion që vepron mbi Kosovën.

“ azhdimi i dialogut mbas datës 6 prill me prioritet duhet të nxirret kjo çështje që Serbia të tërheq flet arresteve e fshehura prej qytetarëve të Kosovës por që lidhën me ngjarjet e luftës. Përndryshe, vazhdohet dialogu me Serbinë e ajo të mbajë flet arreste të fshehta për çfarëdo qoftë çështje për qytetarët e Kosovës lidhur me ngjarjet e luftës dhe kjo nuk ka asnjë kuptim. Serbia edhe sipas rezolutës 12/44 të këshillit të Sigurimit edhe përndryshe nuk ka asnjë juridiksion mbi Kosovën, pra as mbi qytetarët e Kosovës. Unioni Evropian, Brukseli nuk duhet të tolerojë Serbinë në këtë kuptim dhe pasi që fshihet se çfarë qëndrimi po ndërmerr Serbia lidhur me këtë kërkesë duhet të varet më tutje fati i dialogut dhe shumëçka tjetër që është në rend të ditës për bisedat me Serbinë”, ka thënë më tej ai.

Në fund, Vllasi ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk do të jap rezultate nëse vazhdohet procedura e njëjtë e këtij aspekti lidhur me lëshimet e flet-arresteve ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Në dëm të Kosovës kjo çështje do të ishte nëse ne e ruajmë pozicionin, qëndrimin me Unionin Evropian edhe me Brukselin në përgjithësi po ndonjëherë lidhur me vazhdimin e dialogut për të cilën çdo çështje duhet të tregojnë korrektësi dhe të kupton se dialogu me Serbinë nuk do të jep rezultate nëse Serbia mbetet në qëndrime të njëjta ç’fare i ka me Kosovën, pra edhe në aspektin lidhur me këto flet-arreste ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar ai./Indeksonline/Shkruan: Ardian Beka/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.