Fundamenti

Vllasi: Fushata politike bajat dhe pa freski, kush do t’i bind votuesit se do ndryshojë gjendja!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se fushata e tanishme nuk dallon aspak nga zgjedhjet e mëparshme.

“Fushata nuk dallon hiç nga garat në zgjedhjet e mëparshme. Goxha bajat dhe pa freski. Sikur herave tjera, premtime të forta por pa argumente të bindshme se ato do të zbatohen nga fituesit e zgjedhjeve. Kjo është pjesë e folklorit të fushatave zgjedhore”, ka deklaruar Vllasi për IndeksOnline.

Sipas tij, partitë politike po merren më shumë me diskualifikimin e emrave nga taboret e kundërshtarëve politik.

“Po merren së tepërmi me diskualifikimin e emrave nga taboret e kundërshtatëve politik e pak me programe se çfarë të mirë do të bëjnë për popullin dhe shtetin, ata që pretendojnë t’i fitojnë zgjedhjet”, ka vlerësuar tutje ai.

KKVITI

Vllasi konsideron se meritat për të kaluarën nuk iu bëjnë përshtypje votuesve.

“Kush i bind votuesit se vërtetë do të ndryshoi gjendja ekzistuese dhe shtetin do ta fuqizojnë dhe funksionalizojnë për të mirën e përgjithshme, ai do t’i fitojë zgjedhjet. Meritat për të kaluarën nuk iu bëjnë përshtyjpe votuesve. Ai që ofron përspektive për zhvillim ekonomik dhe luftë kundër korrupsionit ai i fiton votat”, ka shtuar ai.

Vlen të përmendim faktin se për zgjedhjet e 14 shkurtit Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar gjithësej 28 subjekte politike. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.