UBT

Vllasi: Festimet e Vidovdanit në Kosovë, pjesë e propagandës së Serbisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Avokati Azem Vllasi ka deklaruar se festimet e Vidovdanit në Kosovë janë pjesë e propagandës serbe dhe manipulimit politik. Po ashtu, ai ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, se po i përdor serbët në Kosovë për të krijuar tensione.

“Festa tradicionale serbe e Vidovdanit është pjesë e arsenalit të propagandës së Serbisë dhe shërben për manipulimin e interesave politike brenda dhe jashtë Kosovës”, ka deklaruar Vllasi, një ish-funksionar i lartë në kohën e ish-Jugosllavisë dhe njohës i rrethanave në rajon.

Komentet e Vllasit vijnë ditën kur dhjetëra qytetarët serbë u mblodhën në oborrin e Manastirit të Graçanicës për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit për çdo 28 qershor.

Avokati Vllasi ka vlerësuar se parulla e festimeve të Vidovdanit është përdorur prej kohësh në protestat e organizuara në Beograd dhe në veri të Kosovës.

Ai i shikon këto festime si “pjesë të një propagande të mirorganizuar nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me synimin për t’i manipuluar serbët në Kosovë dhe për të përçarë më tej situatën e tensionuar midis Kosovës dhe Serbisë”.

Mobi Casa

Vllasi ka theksuar se Kosova është një shtet i pavarur prej vitit 2008 dhe gjithçka që ndodh pas këtij realiteti është thjesht propagandë serbe dhe manipulim për qëllime të brendshme.“Kurrfarë mesazhi këtë parullën e kanë që moti në protestat në Beograd, në protestat në veri të Kosovës. Ajo është pjesë e arsenalit të propagandës së Serbëve dhe të manipulimit nga regjimi i Vuçiq me serbët e Kosovës dhe me çështjen e Kosovës për interesa dhe nevoja të brendshme dhe jo pretendime ndaj Kosovës. Sepse, ata shumë mirë e dinë që prej 99 Kosova është e lirë nga Serbia prej 2008 është shtet në veti dhe çdo gjë mbas këtij realiteti apo përbrenda këtij realiteti është propagandë e Serbisë dhe manipulim për qëllime të brendshme”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe vepron më shumë si një organizatë politike sesa si bashkësi fetare.

Sipas tij, pretendimet dhe përrallat e kishës serbe lidhur me Kosovën janë qesharake dhe janë në kundërshtim me realitetin historik.“Kisha serbe absolutisht është më tepër në funksion të politikës dhe vepron bashkë me regjimin si një organizatë politike sesa si bashkësi fetare. Përrallat e saj dhe pretendimet ndaj Kosovës janë të njohura, por duken pak qesharake. Vidovdani është ditur që ata e përkujtojnë betejën e Kosovës 1389 kur sipas burimeve serbe historike në atë betejë për një ditë i kanë humbur 35 mijë ushtarë, në vend që atë ditë ta shpallin ditë zie dhe të lutën nëpër kisha e të tjera. Në bazë të asaj e ka shpallur kisha serbe si popull qiellor, hyjnor dhe jo tokësor sepse Kosova e di ata mirë që nuk ka qenë kurrë e tyre”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE në TV Dukagjini.

Ndër të tjera, Vllasi ka akuzuar presidentin Vuçiq se po shfrytëzon serbët lokalë për të krijuar tensione në Kosovë.

Ai ka theksuar se festimet e Vidovdanit janë vetëm një mjet për t’i avancuar interesat politike të regjimit serb dhe jo një pretendim legjitim ndaj territorit të Kosovës.