Fundamenti

Vllasi dyshon në sinqeritetin e Beogradit për zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Azem Vllasi në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se nuk e sheh si shumë të sinqertë ftesën e kreut shtetëror në Beograd drejtuar serbëve të veriut të Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje lokale të 3 nëntorit, të cilat do të organizohen nga institucionet e Kosovës.Sipas tij, nuk duhet përjashtuar që kjo mund të jetë njëfarë loje e dyfishtë e pushtetit në Beograd.

“Ata dëshirojnë t’i tregojnë Brukselit se po i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, madje po shkojnë edhe më tutje duke i ftuar serbët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai për Telegrafin.

Vllasi shprehet se Qeveria serbe nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe ta shtyj përpara integrimin e serbëve të veriut në sistemin kushtetues të Kosovës.

Eco Higjiena

Sipas tij, Serbia do ta arsyetoj veten para Bruskelit dhe të tregohet e sinqertë vetëm për aq sa është e detyrueshme ta bëjë këtë dhe për aq sa nuk mund t’iu ikë obligimeve nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk besoj se ata pa imponime dhe në mënyrë të sinqertë do ta ndihmojnë integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës”,a ka shtuar ai.

Vllasi ka theksuar se në teren vërehen dallime në qëndrime në mes të pjesë të serbëve të veriut dhe kreut shtetëror serb në raport me pjesëmarrjen në zgjedhje, duke shtuar se ata të cilët janë kundër pjesëmarrjes në zgjedhje janë një rrymë e fortë brenda serbëve të veriut./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.