ARKATANA

Vllasi: Duhet ligj për mbrojtjen e luftëtarëve nga lloj-lloj akuze

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Azem Vllasi, marrjen në pyetje të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga ana e Prokurorisë Speciale, e ka quajtur normale në aspektin ligjor, sepse sipas tij, çdo i dyshuar për një vepër të caktuar penale mund të thirret dhe të merret në pyetje nga Prokuroria, por sipas tij, është e pandërgjegjshme dhe jo korrekte që funksionarët e lartë politik të ftohen nga Prokuroria, vetëm sa për të thënë për dyshime të lidhura me periudhën e luftës. Ai ka potencuar për Telegrafin se dyshimi nuk nënkupton domosdo që ai person është fajtor.

“Prokuroria speciale e ka ftuar Jakup Krasniqin për shkak se ka pasur ndonjë dyshim rreth aktivitetit të tij gjatë viteve 1998–1999”, tha ai.

Mirëpo, Vllasi e ka quajtur të pandërgjegjshme dhe jo korrekte që funksionarët e lartë politik të ftohen nga Prokuroria, vetëm sa për të thënë për dyshimet të lidhura me periudhën e luftës.

UBT

Ai tha se Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerr një ligj ku pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të kenë një lloj imuniteti nga lloj-lloj akuze për periudhën e viteve 1998-1999, por nga ajo që është parë deri tani, sipas tij është problem të ndodhë një gjë e tillë.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi është marrë në pyetje nga Prokuroria speciale. Pas intervistimit, prokurori e ka njoftuar Jakup Krasniqin që së shpejti do të dalë me një vendim për ngritje aktakuze ose pushim hetimesh.

Krasniqi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi dy motra, dëshmitare të mbrojtura kanë përmendur emrin e tij gjatë dëshmive në rastin ndaj Sylejman Selimit dhe tre të tjerëve. /Telegrafi/