RCCOLA

Vllasi: Dështoi plani i Vuçiqit për ndarjen e veriut, tash ai duhet t’i lajë duart prej Radoiçiqit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Avokati Azem Vllasi, ish zyrtar i lartë shtetëror dhe partiak nga epoka e Jugosllavisë, se Milan Radoiçiq është “prokura e Vuçiqit dhe në detyrë kur është fjala për Kosovën”. Kur dështoi sulmi në Banjskë për “ndarjen e veriut të Kosovës”, Vllasi thotë se tash “Vuçiqi duhet t’i lajë duart prej tij dhe prandaj Radoiçiq po sakrifikohet”.

Vllasi tha në N1 se sulmi në Banjskë po shikohet me vëmendje në SHBA dhe siç pohon ai, shihet se është një aksion i thellë dhe i organizuar terrorist, qëllimi i të cilit ishte aneksimi i veriut të Kosovës, përcjell Express.

“Sipas reagimeve të para, është e qartë se çfarë fshihet pas tij – se ky akt është organizuar nga kreu i qeverisë serbe. Është absolutisht e pamundur që Radoiçiq ta organizojë vetë një aksion të tillë dhe kjo është e përjashtuar. SHBA bën thirrje që situata të qetësohet”, tha Vllasi.

Sipas tij, Perëndimi dhe SHBA-ja kanë investuar më së shumti në ndalimin e tragjedive në Ballkan dhe se aksioni i NATO-s ndaloi makinerinë luftarake të Beogradit.

Mobi Casa

“Sigurisht që SHBA-ja nuk do t’ia kthejë shpinën paqes për të cilën kontribuoi. Ardhja e ushtarëve të rinj të NATO-s flet shumë se kësaj situate në Kosovë po i kushtohet vëmendje e madhe. Për fat të mirë, Serbia nuk ka më forcë dhe aftësi për ta bërë atë që bëri 30 vjet më parë, por ata po vazhdojnë politikën e Serbisë së Madhe. Serbia po përpiqet t’i frikësojë fqinjët e saj: Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën me trokitje të armëve. As Kosova nuk është si vitet e 90-ta, ka fuqi t’i parandalojë sulmet”, tha Vllasi.

Ai beson se Vuçiq e filloi luftën në Banjskë kur konstatoi se ishte në pozitë më të mirë në dialog sesa Kurti, i cili u kritikua për konfliktin e tij me Lajçakun, të cilin kryeministri i Kosovës e akuzoi për anshmëri.

“Dhe më pas, pas sulmit terrorist, autoritetet në Serbi e përgatitën Radoiçiqin me ditë të tëra për atë që do të thoshte, se Serbia nuk kishte lidhje me sulmin, edhe pse dihet prej kohësh që Radoiçiq është përfaqësues i Vuçiqit dhe në detyrë kur vjen puna për Kosovën. Radoiçiq nuk bëri asgjë pa dijeninë e Vuçiqit. Ai aksion i imagjinuar për ndarjen e veriut të Kosovës dështoi dhe tani Vuçiq duhet të lajë duart prej tij. Dhe prandaj Radoiçiq po sakrifikohet”, ka përfunduar Vlasi.