Vllasi: Bisedimet kanë rrëshqitur në një proces të pafund

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Analisti politik, Azem Vllasi ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit mund të dështojë në rast se Beogradi vazhdon të parashtrojë kërkesa të reja sikurse ajo e fletëvotimeve në veri për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Ka rrezik të dështojnë bisedimet. Përndryshe këto bisedime kanë rrëshqitur në një proces të pa fund”, ka deklaruar Vllasi për gazetën “Epoka e re”.

Mobi Casa

Sipas tije pretendimet e Ivica Daçiqit për dizajnin e këtyre fletëvotimeve paraqesin ndërhyrje flagrante në punët e brendshëm të Kosovës.

Vllasi ka thëne, se është interes i Kosovës dhe Serbisë që serbët e veriut të dalin në zgjedhje. Ai ka pohuar se Kosova viteve të fundit më shumë është duke u marrë me Serbinë, se sa në kohën kur vendi ynë nën regjimin e këtij shteti. /Indeksonline/