Vllasi: Asociacioni po bëhet për prezencën e Serbisë në Kosovë

Sipas Azem Vllasit, deklarata e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se nuk do të shkojë në Bruksel pasi që qytetarët e Kosovës nuk po mund të lëvizin të lirë, e pastaj shkuarja, është injorim për qytetarët e Kosovës.
Për Vllasin, dialogu nuk po bëhet për të rregulluar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, por për me ia plotësu dëshirat e Serbisë.
Për marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe, Vllasi, emisioni “Rrokum Roll” ka vlerësuar se është dashur të bëhet ndërmjet Kosovës dhe qytetarëve serbë në Kosovë, sepse komunat janë të Kosovës.
“Komunat po bëhen për prezencën e Serbisë në Kosovë. Vendimi i Kushtetueses ishte shansi i fundit për ta ndalë këtë marrëveshje”, ka thënë Vllasi, lidhur me marrëveshjen e AKSA-së.
“Në qoftë se është marrëveshje ndërkombëtare, atëherë ratifikimin e saj do të duhej ta bënte edhe Serbia”, ka sqaruar Vllasi.
Sipas tij, me marrëveshjen e AKS-së në Kosovë do të ndodhë ajo që ka ndodhur në Kroaci e Bosnje, para 20-25 viteve.
“Ata e kanë një qëndrim më ofanziv ndaj Brukselit”, është përgjigjur Vllasi në pyetjen se çfarë e dallon politikën kosovare nga ajo serbe, sa i përket dialogut në Bruksel. /Telegrafi/