Fundamenti

Vllasi: Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, por me kompetenca vendim-marrëse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi , i ftuar në emisionin “Rrokum roll”, në TV Rrrokum, ka folur për krijimin e Asocacionit të Komunave Serbe, duke vlerësuar se Qeveria nuk ka bërë punë të mirë me themelimin e Asocacionit.Vllasi ka qenë edhe kritikë ndaj qeveritarëve, të cilët sipas tij nuk e kanë treguar mirë se çka paraqet marrëveshja me Serbinë.

“Asociacioni i Komunave Serbe nuk i ka integruar serbët, po vetëm i ka izoluar më shumë. Nga ky Asociacion nuk ka dobi Kosova, po nuk është bërë kijamet si po e bën Vetëvendosja”, komentoi Vllasi.

“Ky Asociacion ka mujt me qenë i nënshkruar vetëm nga liderët tanë, e jo të bëhet marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë”, shtoi Vllasi.

Ndërsa lidhur me kompetencat e asociacionit, Vllasi tha se “Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, por më keq. Ka kompetenca vendim-marrëse”.

Fundamenti

Ai gjithashtu tha se serbët duhet të llogarisin që i kane 4-5 komuna me shumicë boshnjake në Sanxhak, e komuna të tjera me shumicë hungareze në Vojvodinë. “Pra çka kanë mbjellë në Kosovë, kanë me korrë në vend të vet”, theksoi Vllasi.

Lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, Vllasi e sheh atë si dobësi të lidershipit kosovar.

“Asht dashtë të japin informata të detajuara, e jo veç me u ulë përfaqesuesit e dy shteteve në një tavolinë me harta. Është dashtë me folë me qytetarët dhe nëse kane prona ‘andej’, me ju kompensue ‘këndej’”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.