United Hospital

Vlerësohet lartë figura e Bajram Rexhepit: Burrështetas, atdhetar dhe humanist i madh

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në ceremoninë komemorative të mbajtur për ish- kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, liderët e vendit e kanë vlerësuar lartë figurën e ish-kryeministrit, duke u cilësuar si burrështetas dhe humanist.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ish– kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka qenë profil i burrështetasit, atdhetarit dhe humanistit.

Ai në mbledhjen komemorative të organizuar për Rexhepin, ka thënë se në karrierën e tij politike, shefi i parë i qeverisë së Kosovës, ka qenë njëra ndër personalitetet më emblematike dhe me virtyte të rralla.

“Doktor Bajram Rexhepi, ishte mjeku i parë i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK). Në vitet 1998 – 1999, ai gjendej kudo ku ishte beteja: në Shalë, në Llap, Drenicë, Mitrovicë. Përherë ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të plagosur. Ai i besonte drejtësisë, luftës për liri. Kudo që ishte mbillte shpresë, optimizëm dhe besim. Ai u dedikua më tërë forcën par bashkimin e qytetit të Mitrovicës, derisa u angazhua me tërë kredibilitetin njerëzor në strukturat e PDK-së, që nga themelimi i saj. Për rreth dy dekada ishte ndër liderët kryesor të partisë. Me Bajramin kam vizituar dhe takuar shumë qytetar, nëpër fshatra dhe lagje, ku nga të gjithë respektohej dhe çmohej shumë”, ka shtuar Thaçi.

UBT

Ndërsa,kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një fjalë rasti në tha se Rexhepi ishte personalitet shumëdimensional, për shkak të shërbimit që e ka bërë ai sipas tij, ndaj shtetit të Kosovës.

Ai tha se Rexhepi ishte njeriu më adekuat për tu zgjedhur kryeministër i vendit, në periudhën e pasluftës.

“Ai u ballafaqua me sfida: siç ishin protestat e vitit 2004. Rexhepi ishte bartës i shumë pozitave shtetërore, por mbi të gjitha ishte personalitet i rëndësishëm politik. Do të mbetet personalitet i Kosovës, duke lënë gjurmë të mëdha në Kosovë. Do të mbetet mend si politikan që mbajti fjalën, njeri i dijshëm dhe komunikativ. La gjurmë të rëndësishme në shtetndërtimin e vendit tonë. La gjurmë po ashtu si mjek humanist në luftë dhe paqe. Njeri që e donte jetën familjen dhe vendin e tij. Është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe shoqërinë e Kosovës”, ka theksuar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.