UBT

Vlerësimet e para të Komunës së Gjilanit: Shiu shkaktoi dëme të vogla në ekonominë familjare dhe bujqësi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas vizitave në terren, ekipi i drejtorëve, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë konstatuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut pasditen e së shtunës, janë shkaktuar dëme të vogla në ekonominë familjare dhe bujqësi.

Situata po përcillet me nga ekipet emergjente në mënyrë permanente dhe Komisioni Komunal të dielën do të kthehet në terren për të konstatuar gjendjen faktike.

Uji Dea

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që për çdo problem eventual që mund të paraqitet gjatë natës, të kontaktojnë numrat e zyrtarë: 112 dhe 193 dhe ekipet e emergjencave do të intervenojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme./rajonipress/