UBT

Vlerat ushqyese të lakrës së bardhë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lakra e bardhë futet në familjen e perimeve të cilat janë të pasura me fibra dhe kanë kalori të ulëta. Sekreti qëndron në vetitë shëruese të cilat kanë qenë gjithmonë të njohura nga shumë popuj e kultura të ndryshme.

Lakra e bardhë është një anti-inflamator i fuqishëm dhe ka shumë benefite për zorrën e trashë si dhe shëndetin e kockave. Shkencërisht është vërtetuar se konsumimi i lakrës së bardhë pa u gatuar është shumë efektive dhe një mjekim natyral për ulcerën e stomakut dhe shumë çrregullime të tretjes.

Vlerat ushqyese të lakrës së bardhë:

Mjekon ulcerën peptike

Lëngu i përgatitur nga një lakër e bardhë, 6 degë selino, 2 mollë jeshile, gjysëm limoni and pak rrënjë xhinxheri është shumë i këshillueshëm për ata që vuajnë nga ulcera peptike.

Si një detoksifikues për stomakun dhe zorrën e trashë:

Ka shumë fibra dhe kjo është jetike për një tretje të shëndetshme. Ndalon kapsllëkun, përmirëson shëndetin e zorrëve dhe ndalon ngërçet. Ngrënia e rregullt e kësaj lakre parandalon shqertësimet e zorrëve dhe kancerin e barkut.

Ju jep shumë energji:

Fundamenti

Falë nivelit të lartë të hekurit, lakrat turshi sidomos ju japin shumë energji dhe qëndrueshmëri, nxisin qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë metabolizmin. Parandalojnë aneminë dhe luftojnë lodhjen dhe dhimbjen e kokës.

Përmirëson imunitetin:

Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivelet të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe prodhojnë kolagjen.

Forcon kockat:

Ky ushqim është i pasur me vitaminë K dhe kjo i bën kockat të forta. Poashtu, prania e proteinave të shumta i mban kockat të mineralizuara në mënyrë të shëndetshme. Vitamina K gjithashtu parandalon osteoporozën.

Parandalon kancerin:

Bazuar te studime të ndryshme, antioksiduesit që gjenden te lakra vrasin radikalet e lira që janë thelbësore për qelizat kancerogjene./lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.