Uji Dea

Vlerat morale – njerëzore dhe artistike në personalitetin dhe veprën e shkrimtarit Zejtnulla Halili

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Nijazi Ramadani – Virtyti si vlerë universale gjendet në mes të dy vlerave ekstra të personalitetit dhe të reflektuara në veprën e shkrimtarit, sa që i sjell veprës një imazh të formësuar në prozën tregimtare të Zejnullah Halilit.

Pra ishte gjurmë e pashlyeshme burimore dhe ves i vendlindjes së tij, ku para një asaj na iku për të pushuar përmotshëm deri në amshim. Rreshti i vërtetë i tij, ishte i hetuar e ndarë aq ëmbël nëpër vargjet poetike, në mes rreshtave e tregimeve në përmbledhjen ” Vendlindja shihet në zemër”, saqë kur i lexojë të krijohet përshtypja se gjendesh në një kopsht përrallor “Ara e Veselit” dhe për karshi dardhishtës së tij në të cilën gjendej ai. Dhe duke kaluar për andej degë të shkurreve e ndjeja magjinë që mbart ky vend, fuqishëm mëkon lartësia mbidetare e që forconte nga ai peizazh në prag të asaj si stinë ikanakë që të kultivon triumfin nëpërmjet mospërshtatjes dhe disharmonisë si një kategori estetike mes imagjinatës krijuese të zërave të mekura dhe përhumbura.

Pastaj të vie meditimi që ndjenin për njeriun e pendës. Poeti është një vegulli që sa herë të lexosh atë që ka krijuar në fondin e tij letrar apo artistikë, ta rikujton atë portretin e fuqishëm të tij.

Zejnullah Halilin e tërhiqte elita krijuese dhe i imazhi krijues i vendlindjes në kohën, kur gati e gjithë Kosova ishte e tillë. Vlerat morale – njerëzore dhe artistike në veprën e shkrimtarit sprovohen për disa vjet, ku punoi si gazetar, redaktor, udhëheq emisionet për fëmijë në RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të “Rilindjes”, kryeredaktor dhe redaktor i GEP-it, Pionierit, etj.

Miqtë dhe të afërmit e shkrimtarit, Zejnullah Halilit, e kanë shumë më të vështirë ta mbajnë një takim letrar apo të pinë një kafe, pa e përmendur buzëqeshjen, alegorinë, fisnikërinë, çiltërsinë, dëlirësin që nxirrte dritë nga uni i tij kreativ.

UBT

Zejna, siç e quanin të gjithë më shkurtë e më ngrohtë, vetëm ndërroi dhomën në moshën 59 vjeçare, më 24 shkurt 2004, deri sa po e ndezte makinën për të shkuar në punë. Çast që e ndau edhe nga misioni i tij, që ti kthehet vendlindjes përgjithmonë, duke këputur vrullin e punës edhe nga “Libri i hapur” në RTK, që kishte rifilluar ti rikthehet programit arsimor. Megjithëse, ai për artistët e fjalës dhe skenës, posaçërisht fëmijët dhe dashamirët e arteve, fjalës së shkruar artistike do të mbetët përgjithmonë, ashtu siç ishte edhe vetë shpirti i tij prej artisti. Frymën liridashëse e përhapi edhe gjatë veprimtarisë së tij në redaksinë për fëmijë të Radio Prishtinës pas luftës në Radio Kosova e Lirë, në redaksinë e revistave të ndërmarrjes së dikurshme “Rilindja”, dhe kudo tjetër që ishte i gjallë. Vdekja vetëm sa është koritur, me Halilin, duke e ndarë në mes, pati thënë, Rifat Kukaj.

Një “Ëndërr e këputur” (roman) i Zejnullah Halilit

Në botim të SHB “Iliriku” në Prishtinë ka mbarështuar ndërthurur prozën me strukturë e një proze të mirëfilltë dramatike, sikur edhe te romani “Udha kah agu” të idesë së fëmijëve të ikur nga shtëpia, gjë që kjo është mjaftë e zbërthyer në konceptin e arratisjes së tyre. Një prozë të një epike me elemente të lirizmit poetike, duke sjell preokupimin përmbajtjesor të fëmijëve, ngjarjet, ndodhitë e brishta në një ritëm dinam-ikë të mbushur përplot me flakërime që ta arrijnë për ta shijuar tokën arbërore, që nuk e arrijnë dot, dhe mbetet një ëndërr e tyre e këputur, ashtu siç u rri kah agu, e varur për ta pushtuar atë me lirinë e tyre.

Ndonëse, kjo ikje e tyre është e motivuar për ta sfiduar, pra për ta kapërcyer një kufi që i ndanë ata nga një kufi me vëllazëritë e tyre ”përtej gardhit”. Këtu është origjina identiteti i autorit, Halili, për ta zbërthyer nga psikika e fëmijës pasojat e një ndarje të dhunshme dhe të dhimbshme që mbështetet kryekëput në ngjarjet e vërteta, ku një grup fëmijësh të shkollës fillore, në mesin e tyre edhe Coli, shoku i ngushtë i tij (Martin Çuni), vendosin për ta kaluar kufirin, për t’i përjetuar ato bukuri përrallore, por të ndarë me ata që i lidhë te fritori, gjuha, gjaku, zakonet, tradita, kultura, mitet dhe ëndërrimet për të qenë të integruar. Kjo është përshkuar menjë vullkan të mbërthyer përbrenda dhe të shpërthyer për të dalë në sipërfaqe ndjenja e fuqishme e adoleshencës, atë që njeriut i takon ta shohë, ta ndjejë dhe shijoj, ndonëse të ndaluar për një gjysmë shekulli. Pa frika për pasojat, por autorit i vihen në shpirtin e tij, krijues, logjika e ndarjes në dysh dhe përmasat tragjike të një populli, mundimesh e torturash të ndryshme n%për të cilat ka kaluar ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.