RCCOLA

Vlerat dhe vetitë kuruese të Lajthisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lajthia është ndër frutat e thatë që pëlqehet shumë për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Ajo është një pemë që ne kemi mundësi t’i përdorim frutat, lulen, gjethen dhe lëvoret e degëve si dhe vajin e saj natyror.

Fruti i lajthisë, ose ndryshe thelbi, përbën pjesën më të rëndësishme të saj. Ai është i pasur më vitaminë A1, A2, PP , si dhe kripëra minerale. Thelbi i saj rekomandohet për personat anemikë dhe gratë shtëzëna.

Gjethet gjithashtu kanë disa vlera;

Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohen dhe përdoren si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të lëmuar të trupit.

Rregullon veprimet ritmike të zorrëve,

Mobi Casa

Nxit urinimin.

Ngushton enët e gjakut.

Ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet (që varen), hemorroidet (majasëlli).

Ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët.

Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë. Pasi lahet me kujdes nga mbeturinat, thahet në diell dhe ruhet. Lëngu i përftuar prej saj ulë temperaturën e lartë të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat, nganjëherë i dëmshëm. Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letre. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Nga druri nxirret vaji, që i ngjet atij të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve.