VLAN-i s’mund të propozojë pa “izën” e PDK-së

Shkresa e koalicionit paszgjedhor LDK,AAK, Nisma dhe Vetëvendosje drejtuar deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës për vazhdim të seancës konstituive del të jetë krejtësisht kushtetuese.
Analisti për çështje juridike, Fisnik Korenica në një intervistë për Indeksonline tregon se, pavarësisht se Blloku VLAN posedon kapacitete kushtetuese që ta thërret këtë seancë, ata nuk mund të procedojnë me propozime për emrin e kreut të Kuvendit pa miratim të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Pa iu pas dhënë mundësia PDK-së të paktën ‘disa’ herë që të bëjë propozimet e saj për Kreun e Kuvendit, nuk do te ishte e pranueshme që Blloku VLAN t’i hynte kësaj zgjidhjeje në mënyrë unilaterale”, ka thënë ndër të tjera Korenica.
Sipas tij, nëse seanca e kërkuar thirret sipas parametrave kushtetues, atëherë të gjithë deputetët janë të detyruar që të marrin pjesë në të, përfshirë edhe Flora Broviënn, kryesuesen e Kuvendit të Kosovës.