HW

Vjosa Osmani thotë se ka ende dallime me Thaçin, e fton t’i unifikojnë qëndrimet me mençuri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave ka folur kryeparlamentarja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.

Osmani ka thënë se në mbledhjen e sotme është diskutuar për disa tema.

“Kanë pasur të bëjnë me agjendën ndërkombëtare të Kosovës, ka një sërë aktivitetesh që i organizon Kuvendi, udhëtimet e delegacionet e Kuvendit tonë. U vendos që të ri funksionalizohen 55 grupe të miqësisë, shumica prej tyre janë shtete njohëse, por, ka edhe shtete jo njohëse”, tha ajo.

Osmani ka folur edhe për unifikimin e qëndrimeve në politikën e jashtme, për të cilën ka bërë thirrje kryeministri Albin Kurti.

“Sa i përket unifikimit të qëndrimeve në politikën e jashtme, kjo është obligim politik dhe kushtetues i të gjitha institucioneve të vendit, natyrisht se Kuvendi ka një rol kyç. Ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga qeveria bashkëpunim me Kuvendin, kurse konsultimi bëhet me presidentin e vendit. Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politiken e jashtme, jo vetëm te dialogu po edhe fushata ilegale nga Serbia për tërheqje të njohjeve.

Mobi Casa

Të flasim të gjithë me një zë, është tejet e rëndësishme për suksesin e Kosovës, edhe Kuvendi iu bën thirrje të gjithë akterëve politikë në vend që të ketë unifikim sa më të madh”, shton ajo.

Kryeparlamentarja Osmani ka folur edhe për organizimin që dje u bë me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë. Ajo shton se me presidentin Hashim Thaçi ende ka dallime.

“Sa i përket pjesëmarrjes së djeshme, ka qenë agjendë shtetërore e koordinuar në tërësi nga protokolli i shtetit, asnjë nga këto organizime nuk kanë qenë private, të thuhet një pritje shtetërore nën patronatin e kuvendit është diçka e tij është sikur të thuhet se seanca në Kuvend ishte e imja.

Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si ndryshimi i kufijve. Ato dallime akoma qëndrojnë, unë e kam theksuar dje se është obligim i secilit përfaqësues që të mbrojë secilën pëllëmbë të Kosovës, të mbrojë integritetin territorial, shpresoj që në këtë temë, tash e tutje me mençuri t’i unifikojmë qëndrimet.

Dallimet politike ndodhin çdo kund, sfidat e Kosovës janë tejet të mëdha, në fushën e politikës së jashtme Kosova ka pasur sukses vetëm atëherë kur është punuar bashkë”, ka deklaruar ajo./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.