FIDANISHTJA

Vjosa Osmani thotë se brenda vitit do të kemi Qeveri të re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Kuvend po diskutohet për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë dy të tretat e votave të deputetëve. Osmani thotë se është pro këtyre marrëveshjeve dhe duhet të mbahen kontaktet me Bankën Botërore, pa u ndikuar se kush është duke qeverisur e ndër të tjera ka thënë se brenda një viti, mund të vijë Qeveria e re.

Opozita e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK, po kundërshtojnë Qeverinë e Avdullah Hotit dhe nuk po pranojnë që të votojnë tri marrëveshjet ndërkombëtare, Osmani thotë se do t’i votojë ato dhe thotë se një qasje të tillë për marrëveshje ndërkombëtare ka gjithmonë, pa marrë parasysh se kush qeveris.

“Nëse na kalon afati për votimin e këtyre marrëveshjeve, çfarë kredibiliteti kemi që të negociojmë me Bankën Botërore, me të cilën kam qenë edhe kur ka qenë Qeveria Kurti e me të cilën do të jemi në kontakt edhe mos të ndërpriten projektet për t’i furnizuar me ujë pjesë të ndryshme, e me të cilën do të jemi në kontakt, unë besoj, brenda një viti maksimum kur do të kemi Qeverinë tjetër”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express.

ARKATANA

“Prandaj kërkojë që sot të arrihet një gjuhë e përbashkët. Kërkoj nga Qeveria të mos i mbajë ato ligje në sirtarë, le t’i sjell këtu dhe të mos mbajë inati politikë me ligje të krijuara në Kuvend”.

Osmani thotë se votimi i marrëveshjeve nuk është qëndrim politik dhe nuk e lidh me kë qeverisë.

“Unë votojë pro dhe kjo s’ka të bëjë me asnjë qëndrim politik. Ka të bëjë me qëndrim specifik timin për marrëveshje ndërkombëtare. Edhe më parë si opozitë kemi votuar marrëveshje ndërkombëtare. Secila marrëveshje e merr votën time, përveç nëse vlerësohet se është e dëmshme për Kosovën”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.