ARKATANA

Vjosa Osmani: Serbia do tensione

/ 2 minuta lexim
HW

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë në kontakt të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në raport me çështjen e targave të makinave, konvertimi i të cilave nga ato që i lëshon Serbia në ato RKS ( Republika e Kosovës), ka afat deri më 31 tetor.

“Tensionet, natyrisht që i ka për qëllim Serbia, por ne po punojmë me partnerët tanë që ato t’i parandalojmë”, tha Osmani të premten kur u pyet nga Klan Kosova se nëse ka rrezik për tensione në veri të vendit.

Ndërkohë për raportet me Uashingtonin, nga ku po vijnë thirrje çdo herë e më shumë që qeveria kosovare të shtyjë afatin për ndërrimin e targave, presidentja Osmani thotë se janë të forta.“Ashtu siç e ka thënë sekretari Blinken, raportet me ShBA-në janë të palëkundura dhe ashtu do të mbesin. Ju siguroj”, shtoi presidentja.

Uji Dea

E para e shtetit, tha se nuk ka çka t’i shtojë qëndrimeve të saj që i ka thënë në dy – tre ditët e fundit, për çështjen e targave.“Besoj që mund të diskutoni me kryeministrin për bisedat që ai i ka pasur”, theksoi Osmani kur u pyet për t’i komentuar thirrjet e zyrtarëve amerikanë me shefin e qeverisë, Albin Kurti.

Vetë Kurti, tha se për këto zhvillime do flasë në ora katër pasdite në mbledhjen e qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.