UBT

Vjosa Osmani për Ditën Botërore të Refugjatëve: Na e kujton se sa e çmuar është të jetojmë lirshëm

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ka thënë se kosovarët këtë ditë e kujtojnë si të çmuar, si një popull të cilit iu janë hapur dyert në të kaluarën.

Osmani, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka bërë thirrje ndaj të tjerëve që t’i mbajnë kufinjtë hapur për refugjatë, përcjell Gazeta Express.

“Si një popull, të cilit ia kanë hapur dyert në të kaluarën, #RefugeeDay (Dita e Refugjatëve) na kujton se sa e çmuar është të jetosh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt”, ka deklaruar ajo.

Eco Higjiena

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mbajmë dyert dhe zemrat hapur për ata që detyrohen t’i lënë shtëpitë e tyre në kohërat më të vështira”, ka shtuar tutje presidentja Osmani.

Dita Botërore e Refugjatëve është ditë ndërkombëtare e organizuar çdo vit më 20 qershor nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.