ARKATANA

Vjosa Osmani nga Turqia, kërkon liberalizim të vizave për kosovarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Turqi ku po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), raporton Gazeta Express.

Në profilin e saj në Facebook, Osmani ka publikuar një pjesë të fjalimit para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi.

“Me ftesë të nikoqirit të sivjetëm, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Erdogan, po marr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në fjalimin tim para përfaqësuesve të vendeve anëtarë të këtij forumi, kam folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit”, tha presidentja e shtetit.

ARKATANA

Tutje, Osmani ka thënë se iu ka bërë thirrje vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

“Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara. Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Europian”, ka shkruar Osmani, duke thënë se ka kërkuar gjithashtu liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Sic po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave. Sot ndërkaq fillon Antalya Diplomatic Forum, ku së bashku me Presidentë, Kryeministra e Ministra nga shumë vende të botës do të diskutojmë një sërë temash, nga sfidat e pandemisë e deri te sfidat e qeverisjes globale”, ka shkruar Osmani./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.