UBT

Vjosa Osmani: Me VV’në jemi pajtuar veç për Kryeparlamentar, s’dihet çka bëhet më vonë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas përfundimit të takimit LAN-VV, që rezultoi me marrëveshje, lideri i kësaj të fundit, Albin Kurti, ripotencoi se Marrëveshja e Parimeve nuk siguron krijimin e përbashkët të Qeverisë.

Këtë e konfirmon për lajmi.net edhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, e cila tha se ka vullnet që palët të takohen pas konstituimit të Kuvendit dhe të merren vesh edhe për një koalicion qeverisës.

Osmani nuk ka dashur të komentojë skenarin e dështimit të një marrëveshje LAN-VV për krijimin e Qeverisë, duke thënë se një skenar i tillë për momentin mund të quhet si hipotetik.

“Kjo është çështje për të cilën nuk kemi diskutuar end, e Marrëveshja e Parimeve vlen për hapat e parë që do të ndërmarrim në seancë, që nënkupton zgjedhjen e Kryetarit dhe po ashtu me disa parime që kanë të bëjnë me qeverisjen në Kosovë, mirëpo në asnjë mënyrë nuk përcakton domosdoshmërish pjesëmarrjen e një partie apo tjetrën sepse të gjitha këto do të diskutohen pas zgjedhjes së kryetarit të kuvendit”.

Fundamenti

“Pra, për momentin nuk ka asnjë detaj tjetër për veç faktit që jemi pajtuar që pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të ulemi edhe njëherë me Vetëvendosjen dhe të merremi vesh për Qeverinë. Ajo që është e sigurt është që në çdo rrethanë LDK-AAK-Nisma dhe tani edhe partnerët tanë janë të përkushtuar që institucionet të krijohen sa më shpejt dhe ato institucione ta përkrahin vullnetin e shumicës parlamentare, siç do të dëshmohet edhe më 12 shtator”.

“Mirëpo rreth qeverisjes, pra marrëveshje për Qeveri nuk ka”.

“Megjithatë ka vullnet të palëve që sot e nënshkruan marrëveshjen që diskutimet të vazhdojnë dhe merremi vesh edhe për detajet e tjera. E cili do të jetë epilogu i atyre negociatave është vështirë të thuhet tani sepse është herët”.

“Mendoj që sa më i madh të jetë numri i deputetëve që e përkrahin qeverinë dhe sa më i madh të jetë numri i partive që janë në qeveri aq më stabile është Qeveria. Mirëpo, për momentin gjithçka është hipotetike sepse është vështirë të paragjykohet se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare. Mirëpo, vullnet ka tek të gjitha palët që të ulen dhe të gjejnë një mundësi që të përfshihen të gjitha partitë, përfshirë edhe Vetëvendosjen, por pa PDK-në. Për momentin kushti i vetëm është që PDK-ja të mos jetë në Qeveri”, tha Vjosa Osmani për lajmi.net.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.