Eko Higjiena

Vjosa Osmani me vlerësim të lartë për “Inter Plast Trocal”: Një lidere rajonale dhe shembull i shkëlqyer i punës cilësore

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjatë vizitës së saj në Gjilan, presidentja Vjosa Osmani ka ndaluar në kompaninë e njohur rajonale Inter Plast Trocal, e drejtuar nga Shaban Xhymshiti, duke e vlerësuar atë si një prej modeleve më të fuqishme të zhvillimit inovativ në vend. Osmani theksoi se me biznese të tilla vizioni për një Kosovë moderne, konkurruese dhe inovative merr drejtimin e duhur.

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, presidentja u prit nga drejtuesit Shaban e Arian Xhymshiti, të cilët e njoftuan me arritjet, investimet dhe standardet e larta profesionale që e kanë kthyer kompaninë në një histori suksesi ndër më të respektuarat në rajon.

Shaban Xhymshiti dhe anëtari i stafit, Aziz Sabedini, e falënderuan Osmanin për vizitën, duke theksuar se prania e saj përfaqëson një motivim të fortë për të vazhduar me punë edhe më të madhe dhe projekte ambicioze.

Pas vizitës, Osmani deklaroi: “Dëgjuam për sukseset mbresëlënëse të kompanisë ‘Inter Plast Trocal’, një lidere e padiskutueshme në rajon dhe shembull i shkëlqyer i punës së ndershme, inovacionit dhe vizionit që e çojnë shtetin tonë përpara.”

Edhe kryetari Hyseni vlerësoi rolin kyç të kompanisë në ekonominë lokale:

“U njoftuam nga afër me standardet e tyre të larta dhe diskutuar për rolin e bizneseve serioze në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.”

Një kompani që ndërton reputacion me cilësi, korrektësi dhe vizion

Uji Dea

“Inter Plast Trocal” prej vitesh renditet ndër kompanitë më serioze të Kosovës dhe rajonit, falë punës profesionale, investimeve të vazhdueshme dhe përkushtimit të palëkundur ndaj cilësisë.

Shaban Xhymshiti thekson se rruga drejt suksesit është ndërtuar mbi pasion, disiplinë dhe vizion të qartë: “Kemi investuar me kohën, duke i paraprirë teknologjive të reja. Makineritë moderne robotike dhe stafi profesional na garantojnë cilësi të lartë – kjo ka ndërtuar besimin tonë ndërkombëtar,” u shpreh Xhymshiti.

Kompania sot bashkëpunon me shumë partnerë globalë dhe është identifikuar si një prej prodhuesve më të besueshëm të produkteve të saj në tregun ndërkombëtar.

Pedantëria profesionale, përkushtimi ndaj klientëve dhe kujdesi për punëtorët janë vlerat që e dallojnë duo-n familjare Shaban e Arian Xhymshiti, të cilët vazhdojnë ta drejtojnë kompaninë me standarde të larta dhe vizion të qartë për të ardhmen.

“Inter Plast Trocal” mbetet një histori suksesi, një model i punës së ndershme dhe i profesionalizmit që e nderon Gjilanin dhe Kosovën./rayonipres/