UBT

Vjosa Osmani me mesazh për të gjithë të rinjtë që votojnë për herë të parë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, tha të enjten në tubimin përmbyllës elektoral në Kamenicë, se kanë mbetur edhe vetëm 2 ditë deri kur do të marrë fund pushteti i keqpërdoruesve dhe keqbërësve që i kanë lënë anash interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Të tjerët që qeverisën, e kanë shndërruar Kosovën në një vend i cili jo vetëm e prishi miqësinë me shpëtimtarët e Kosovës, por edhe i kanë shkelë ëndrrat e rinisë tonë. Tani për herë të parë do të votojnë shumë 18 vjeçarë, 19 vjeçarë e 20 vjeçarë. Mesazhi im për ta është që vota e tyre e parë të shkojë për çlirimin e dytë të Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për çlirimin e dytë, Kosova ka nevojë të çlirohet nga krimi e korrupsioni që e katandisën vendin tonë aty ku kurrë nuk pritëm se do të katandiset. Kosova ka nevojë t’i heqë qafe ata që i ranë mbi qafë qytetarit, i zhvatën bizneset dhe kurrë nuk menduan për interesin e qytetarëve”, tha Osmani.

Siç njofton kumtesa, ajo shtoi se fitorja e LDK-së më 6 tetor do të jetë më e madhja në historinë e pasluftës dhe do të jetë fitore e lirisë mbi frikën.

“Më 6 tetor do ta lëmë mbrapa ankthin e të jetuarit në frikë, nën frikën e aparatit shtypës ku një qeveri i cungon liritë qytetare në mënyrë që të përfitojë vetë. Kjo qeveri keqpërdori interesat e qytetarëve vetëm që ta shpëtojë lëkuren e vet, pra kjo do të jetë fitorja përfundimtare e qytetarëve ndaj pushtetarëve keqpërdorues, do të jetë fitorja e lirisë mbi frikën”, tha nënkryetarja e LDK-së.

Vjosa Osmani potencoi se vullnetin e pathyeshëm qytetarë tani e kanë kuptuar të gjithë, madje e kanë kuptuar edhe kundërshtarët tanë se fitorja e LDK-së është e pashmangshme, prandaj po i bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese për të tentuar që ta çorientojnë vullnetin tuaj.

“Ata e kanë të kotë sepse fitorja jonë lërë që do të vuloset më 6 tetor por festa e madhe që na pret dhe krenaria që ju do ta ndjeni me qeverinë tonë pas 7 tetorit do t’i bëjë edhe kundërshtarët tanë politikë ta kuptojnë që ky është vendimi më i mirë në historinë e pasluftës në Kosovë”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Nënkryetari dhe shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, tha në Kamenicë se ky masivitet i pjesëmarrjes në tubimet e LDK-së, tregon se do të fitojmë në Gjilan, Kamenicë, Viti dhe krejt Kosovën.

“Rikthimi i madh i LDK-së do t’i ndihmojë komunat kufitare që kanë mbetur prapa. Ka ardhur koha që me përkrahjen qytetare zonja e shtëpisë, të bëhet zonjë e shtetit. Ndryshimi nuk është i lehtë, por Vjosa dhe ekipi i saj janë më të vendosur se kurrë, për ta qeverisur Kosovën ashtu siç i ka hije një shteti demokratik”, tha Haziri.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.