Fundamenti

Vjosa Osmani: LDK-ja do t’i qesë në opozitë shkaktarët e së keqes në Kosovë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

“Prej 7 tetorit, qytetarët e Gjakovës dhe të krejt Kosovës do ta fillojnë një epokë të re të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, sepse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit dhe kjo do të jetë fitore e Kosovës, tha Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre gjatë një tubimi elektoral në Gjakovë.

Ajo u kërkoi banorëve të komunës së Gjakovës të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë LDK-në, duke theksuar se program i saj qeverisës u jep zgjidhje të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova dhe garanton zhvillim dhe perspektivë për qytetarët e saj, transmeton lajmi.net.

“Për ta bërë këtë duhet ta votoni LDK-në. Që të fitojmë bindshëm dhe t’i qesim në opozitë shkaktarët e së keqes në Kosovë”, tha Osmani, duke shtuar se vetëm fitorja e LDK në këto zgjedhje mund ta realizojë këtë objektiv themelor të Kosovës. Po ashtu, ajo premtoi se qeverisja që do ta udhëheqë, me njerëz të mirë, të dijshëm e punëtorë, do t’ia kthejë perspektivën Gjakovës dhe Malësisë së saj.

“Plagën e Gjakovës dhe të krejt Kosovës, fatin e të pagjeturve, ne do ta adresojmë për ta zbardhur me prioritet absolut. Më besoni, si grua dhe si nënë, duke qenë në krye të qeverisë dhe duke e udhëhequr delegacionin e Kosovës në bisedimet e Brukselit, unë do të flas njësoj sikur në atë tavolinë të jenë nënat, vajzat e gratë e personave të pagjetur të Gjakovës dhe krejt Kosovës”, theksoi zonja Osmani.

Më tej, kandidatja e LDK-së për kryeministre, e bindur në fitoren e saj më 6 tetor, premtoi se Gjakova do ta ketë vëmendjen e veçantë të qeverisë së Kosovës.

“Përmes Ligjit për Investime Strategjike, në Gjakovë do të sjellim investitorë seriozë, që do të krijojnë vende pune e mirëqenie për familjet tuaja, që Gjakovës do t’ia kthejnë namin e dikurshëm. Rinisë së Gjakovës ne do t’ia kthejmë shpresën që perspektivën e tyre ta shohin në Gjakovë dhe në Kosovë”, tha Osmani, duke shtuar se dukuria e ikjes së të rinjve do të marrë fund me ardhjen e saj në krye të qeverisë së Kosovës.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, në tubimin elektoral në Gjakovë mori edhe përkrahjen e elektoratit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, si dhe të mërgimtarëve kosovarë, të cilët kishin ardhur nga Kanadaja dhe nga disa vende të Evropës për ta mbështetur fitoren e Vjosa Osmanit dhe LDK-së në këto zgjedhje.

Veprimtari shumëvjeçar Dash Gola, i ardhur nga Zvicra, i ka dhënë mbështetje të plotë kandidaturës së Vjosa Osmanit dhe fitores së LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

Duke folur para të pranishmëve në këtë tubim, nënkryetari i LDK-së dhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Lutfi Haziri shprehu bindjen se mërgimtarët kosovarë, të cilët kanë dhënë gjithçka për Kosovën, në zgjedhjet e 6 tetorit do t’i ndihmojnë fitores së thellë të LDK-së.

“Mërgimtarët kosovarë nuk mund të mashtrohen me bileta falas të autobusëve. Ata do të vijnë për ta mbështetur fitoren e LDK-së dhe të Vjosa Osmanit sepse ata e dinë adresën e qeverisjes së mirë të atdheut të tyre”, tha Haziri.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Ardian Gola pohoi se qytetarët e Gjakovës do ta votojnë alternativën qeverisëse të LDK-së.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.