Mobi Casa

Vjosa Osmani: Koalicioni me PDK-në do ta shkatërronte LDK-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),Vjosa Osmani, në emisionin “Info – Magazine” të Klan Kosovës, ka theksuar se janë të pavërteta lajmet se lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të takohet me të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel. Ajo gjithashtu është shprehur kundër koalicionit me PDK-në, i cili sipas saj do ta shkatërronte LDK-në.

Osmani ka thënë se “ajo çka është me rëndësi, është se nuk do të ketë takim Thaçi – Mustafa”.

“Në qoftë se do ta shihnim të nevojshëm takimin me PDK-në, do ta realizonim atë takim edhe në Kosovë. Ne tashmë i kemi zgjedhur partnerët tanë të koalicionit, që janë Blloku VLAN, me të cilët do ta ndërtojmë Qeverinë e Kosovës, ku shpresojmë se do të hyjnë edhe pakicat. Kanë kaluar me tepër se pesë muaj dhe ne së bashku me partnerët tonë, jemi pajtuar se duhet ta ndryshojmë mënyrën e deritanishme të qeverisjes”, ka theksuar Osmani.

Mobi Casa

Ajo ka thënë se çdo përfshirje e PDK-së në koalicionin do të ishte kundër kërkesave të elektoratit, respektivisht do të ishte kundër atyre që na kanë votuar neve si parti.

“Ka qenë kërkesa e elektoratit që koalicion PDK – LDK do ta shkatërronte LDK-në si parti dhe të ardhmen e Kosovës. Unë mendoj se nëse dikush e konsideron një koalicion të mundshëm LDK- PDK, atëherë ata persona nuk shohin përtej hundës së tyre. Ky ka qene ndër premtimet kryesore (mos hyrja në koalicion me PDK-në) që e kemi dhenë gjatë fushatës. Ne kemi kërkuar falje publikisht për këtë gabim (hyrjen në qeveri së bashku me PDK, gjatë qeverisjes 2007-201) edhe pse atëherë është bërë për interesa të Kosovës. Në atë qeverisje LDK-ja e ka paguar faturën për gabimet e PDK-së”, ka shtuar Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.