ARKATANA

Vjosa Osmani kërkon unifikimin e të gjithë popullit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, vlerëson se vendi ka hyrë në një situatë të vështirë pas shkuarjes në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentareve Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Ajo thotë se Kosova duhet t’i përgjigjet e unifikuar sfidave.

Në fjalimin e saj të parë në krye të shtetit, Vjosa Osmani ka kërkuar maturi e urtësi nga të gjithë, për t’u përballur me situatën e krijuar, pasi Tribunali i Hagës mori shumicën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

FIDANISHTJA

“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët, republikës sonë. Vendi ynë kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale e të forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit, që bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar dinjitetshëm”, ka thënë ajo.

Presidenti Thaçi ka dhënë sot dorëheqje pasi Dhomat e Specializuara i kanë konfirmuar aktakuzën ndaj tij. Detyrën, siç e parasheh Kushtetuta e vendit, e ka marrë kryeparlamentarja, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.