Fundamenti

Vjosa Osmani i reagon Lajçakut për punën e ndryshimit të Kushtetutës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit iu është përgjigjur sot emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak që sot ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që e njejta të përshtatet për Asociacionin, raporton Gazeta Express.

Para mediave, kryetarja e Kuvendit ka thënë se një deklaratë e tillë e Lajçakut nuk është e vërtetë.

“Tani isha në proces të lëshimit të një deklarate zyrtare, mund t’ua konfirmoj që një nga tri institucionet që janë takuar, ajo që ka deklaruar në Serbi, absolutisht nuk është e vërtetë, unë e kam thënë pikërisht të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës. Unë edhe gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta. Ato citime të tij i shoh shumë shqetësuese, nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.

FIDANISHTJA

Ajo thotë se nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive.

“Nuk ka shumicë në kuvend që do të pranonte një asociacion, por, ka shumicë absolute që insiston që të respektohet vendimi i Kushtetueses, jam e bindur që nuk ka shumicë as për ndryshimin e Kushtetutës”, thotë kryetarja e Kuvendit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.