HW

Vjosa Osmani i fton në debat publik pretendentët për kryetar të LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidatja për Kryetar të LDK-së,Vjosa Osmani, ka shpalosur në Zona B në Klan Kosova, platformën e saj për të udhëhequr këtë subjekt politik. Ajo i ftoi në debat publik të gjithë ata që pretendojnë kreun e LDK-së.

Thotë se ka për qëllim ripërtëritjen e LDK-së pasi, siç tha ajo, sondazhet e kanë nxjerrë keq këtë parti si rezultat i disa veprimeve që kanë injoruar elektoratin.

“Ka të bëjë me Lidhjen Demokratike të Kosovës si fuqia e parë politike në vend. Ka të bëjë me fitoren në zgjedhjet e ardhshme”, tha Osmani.

Si pikë kryesore e platformës së saj është mbajtja e fjalës.

“Një lider, një përfaqësues i qytetarëve të Kosovës duhet të mbajë përgjegjësi për fjalën publike. Nuk mundet të flas diçka krejt tjetër për katër vite dhe pastaj për katër vite të veproj krejt ndryshe”, theksoi ajo, transmeton express.

Uji Dea

Ndër 10 pikat e programit të saj përmendi edhe guximin,.

“Guxim për tu marrë me disa prej sfidave më të mëdha në të cilat po kalon Republika e Kosovës, guxim për ta marrë rolin drejtues në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe jo ta kemi atë vetëm pjesë të letrës”, tha Osmani.

Osmani e cila është femra e parë që synon ta drejtoj LDK-në beson se të dielën e 31 majit anëtarësia e LDK’së timonin e partisë do t’ia besojnë asaj para Isa Mustafës, Lutfi Hazirit dhe Fatmir Sejdiut.

Të gjithë ata që pretendojnë kreun e LDK-së Vjosa Osmani i ftoi publikisht në një debat të hapur rreth platformave që i prezantojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.