Hidromorava

Vjosa Osmani godet rëndë Thaçin: E kemi detyrë patriotike ta kundërshtojmë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derisa qëndrimi i LDK-së për pranimin ose kundërshtimin e Hashim Thaçit si prijës të bisedimeve me Serbinë ishte akoma i paqartë, deputetja Vjosa Osmani ka përcjellë një mesazh që ka të bëjë me figurën e presidentit.
Një thënie të ish-presidentit amerikan, Theodore Roosvelt, e ka shpërndarë sot deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, derisa po pritet që LDK-ja të dalë me qëndrim të qartë nëse është pro ose kundër që Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Mesazhi që Osmani përcjell, tregon se kur duhet e kur nuk duhet përkrahur një president. Aty thuhet se si është jopatriotike të qëndrosh prapa një presidentit që nuk mbron interesat shtetërore.

“Patriotizëm do të thotë që ta mbrosh shtetin. Nuk do të thotë të qëndrosh prapa presidentit ose ndonjë zyrtari tjetër. Është patriotizëm ta përkrahësh atë aq sa ai i shërben në mënyrë efikase shtetit”.

FIDANISHTJA

“Është jopatriotike të mos e kundërshtosh kur ai dështon të kryejë detyrat e tij në mënyrë efikase dhe ta mbrojë vendin e tij. Është jopatriotike të mos e thuash të vërtetën pa marrë parasysh nëse ajo ka të bëjë me presidentin apo dikë tjetër”, thuhet në mesazhin që Osmani ka përcjellë.

Ndërsa pak minuta më vonë LDK-ja doli me deklaratë ku tregoi pozicionimin e saj kundër platformës për fazën finale të dialogut me Serbinë që parasheh presidentin Thaçi si kryenegociator. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.