ARKATANA

Vjosa Osmani: Gjilanin do ta fitojmë pa balotazh

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Vjosa Osmani nga kryesia qendrore e LDK-së tha të premten në një bashkëbisedim me nëndegët e LDK-së në Gjilan se fitorja e Lutfi Hazirit tashmë nuk është në pyetje. Unë mendojë se Gjilanin LDK-ja do ta fitoj pa balotazh tha ajo.

Lutfi Haziri i shoqëruar edhe nga Vjosa Osmani e Lirije Kajtazi kanë bashkëbiseduar me nëndegët më të mëdha në Gjilan I dhe II, raporton rajonipress.

Vjosa Osmani diskutimi i së cilës është pritur me duartrokitje tha se LDK-ja tashmë nuk do të shkojë teposhtë.”Gjilanin do ta fitojë LDK dhe në krye do të jetë Lutfi Haziri. Tashmë nuk shtrohet pyetja a do të fitojmë në Gjilan, por shtrohet pyetja a do të fitojmë pa balotazh” tha Osmani.

Osmani tha se Gjilani tash e ka Lutfi Hazirin kandidatin më të mirë të mundshëm dhe me një kredibilitet më të lart në Anamoravë. “Haziri është i dëshmuar dhe i përkushtuar dhe më së miri ka ditur dhe i ka mbrojtur interesat e gjilanasve dhe të Anamoravës” tha ajo.

Osmani tha e LDK-ja kësaj radhe do ta fitojë krejt Anamoravën.”Anamorava është e LDK-së dhe këtë do ta fitojmë sepse bashkë me Gjilanin do ta fitojmë edhe Vitinë dhe komunat tjera”.

Eco Higjiena

Osmani tha se LDK-ja kësaj radhe nuk do të rrijë indiferente, por do të punojë dhe angazhohet që mos të vidhet vota.”Ata që na vodhën votat herën e kaluar ata janë në gjendje të na i vjedhin edhe shtetin edhe pronën, por jeni ju dhe ne që duhet të stopojmë këtë keqqeverisje dhe këtë abuzim të ligjit e shtetit” tha Osmani.

Vjosa Osmani tha se Gjilani është anashkaluar në vazhdimësi nga Qeveria qendrore dhe ajo aspak nuk ka përfituar krahasuar me komunat tjera.”Në Gjilan s`ka investime, s`ka plane të biznesit, s`ka qasje në autostradë, s`ka interesim për shqiptarët e Luginës. Thjeshtë PDK-ja me Gjilanin ka dështuar” tha Osmani.

Kurse, Lutfi Hairi kryetar i LDK-së dhe tashmë kandidatë zyrtarë për kryetar të Gjilanit tha se me anashkalimin që i ka bërë Qeveria Gjilanit kemi mbetur regjioni më depresiv në rajon..”Gjilani është dënuar e penalizuar nga Qeveria e cila ka treguar një sadizëm me buxhetin i cili është shpërndarë në mënyrë selektive. Gjilani është kampion i tatimit në pronë, i taksave komunale dhe shërbimeve tjera dhe jep më së shumti në arkën e shtetit kurse thithë më së pakut investime” tha Haziri.

Haziri tha se të gjithë aktivistët e LDK-së, por edhe qytetarët duhet të angazhohen e të kujdesen maksimalisht që ta rrëzojnë këtë qeverisje e cila synim të vetmin primar ka hajninë dhe interesat personale.

Lirije Kajtazi nga Forumi i Gruas tha se ndryshimet për LDK e Gjilanit po vijnë. “LDK-ja është bukur e relaksuar në Gjilan pasiqë ka një kandidatë më të mirin për kryetar të Gjilanit” tha Kajtazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: