Eko Higjiena

Vjollca Llapashtica prezanton koleksionin e mahnitshëm 2016-2017

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë ata persona që duan të ndjekin modën gjatë gjithë dimrit, duhet të frymëzohen nga kreacionet më të fundit që janë shfaqur gjatë këtyre ditëve, nga disenjatorja Vjollca Llapashtica me  Koleksionin Dimëror 2016/17, e cila e ka  emërtuar  “YOUR WINTER HUG”.

“Dihet që dimrit bien temperaturat dhe ambienti, por e dhe rrethanat se ku jetojmë, punojmë dhe shëtisim në Kosovë nuk janë edhe aq të ngrohta. Ndaj kam menduar që me këtë koleksion ta “përqafojë” femrën duke i dhënë asaj përveç dizajn të llojllojshme e që janë në trendet kryesore të këtij sezoni, i jap edhe elegancë, komoditet ekstravagant, pozitivitet etj, …” , ka thënë Vjollca, e cila flet me dashuri të madhe për këtë koleksion edhe ndaj femrës.

Ajo në Koleksionin Dimëror 2016/17, ka sjellë dizajne të llojllojshme dhe të bukura si: pallto të gjata dhe të shkurtër, fustane solemne dhe tejet elegant dhe të përditshëm, pantolla, funa të shkurtër dhe të gjatë, transmeton Indeksonline.

KKVITI

Dizajnet në fjalë janë shumë ngjyrshme me kombinime materialesh, kombinime nga më të guximshmet, plot stil, elegancë dhe kreativitet etj, siç e ka cekur edhe vetë me lartë dizajne që janë ne trendët kryesore të këtij sezoni.

Me një fjalë, në qoftë se po kërkoni të perfeksiononi garderobën tuaj, mjafton vetëm t’i hidhni një sy koleksionit më të fundit të Vjollca Llapashticës. Modelja e njohur Diana Avdiu, ka realizuar prezantimin e koleksionit ndërsa fotografi realizues i këtij fotosesioni ishte Artan Korenica.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.