ARKATANA

Vjollca Gashi, kandidatja shqiptare për Gjykatën e Qarkut, Bülach

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shumë prej mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër po depërtojnë edhe në fushën juridike në Zvicër duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi edhe Vjollca Gashi ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet për Gjykatën e Qarkut Bülach, shkruan albinfo.ch.

Vjollca ka në fokus të drejtën familjare dhe drejtën penale.

“Për shkak të karrierës sime të veçantë, nga specialiste shëndetësore te juriste, kam ndjeshmërinë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për njerëzit në situata të vështira.

Eco Higjiena

Po ashtu, vlen të theksohet edhe përvoja profesionale e gjithanshme dhe e bazuar mirë nga gjyqësori dhe sektori privat më siguron mua – një gjyqtare e specializuar në të drejtën familjare – mjetet e nevojshme për të mundësuar zgjidhjen optimale të konflikteve ndërmjet palëve individuale. Kjo nga ana tjetër çon në vendime që mund të zbatohen realisht në jetën e përditshme familjare të të prekurve” është shprehur Gashi për kandidaturën e saj duke ftuar mbështetësit ta votojnë deri më 18 qershor.

Gashi ka lindur në Dielsdorf (Cyrih), në një familje shqiptare me origjinë nga Bujanoci. Ajo i ka dy profesione është juriste dhe infermiere. Vjollca ka një bagazh të madh si juriste në sektorin publik, (gjykatës dhe prokurorit – Staatsanwaltschaft) dhe në sektorin privat (Advokatur edhe sekretariati i përgjithshëm në sigurime). Vjollca dëshiron ta vërë në shërbim përvojën dhe sensibilitetin e saj për njerëzit në situata të vështira.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.