UBT

Vjet në botë humbën jetën 121 gazetarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë vitit të përgjakshëm 2012 humbën jetën 121 gazetarë e punonjës të medies, të vrarë qëllimisht ose në konflikte të armatosura, siç raporton Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

Kjo shifër përbën një “padi ndaj qeverive që japin premtime boshe për mbrojtjen e gazetarëve, por që vazhdimisht dështojnë për të ndaluar vrasjen e tyre,” shprehet Presidenti i Federatës, Jim Boumelha. “Gjatë kësaj dekade reagimi i zakonshëm i qeverive dhe Kombeve të Bashkuara ka qenë vetën ca fjalë për dënime, një hetim i përciptë dhe një ngritje indiferente supesh,” thuhet më tej në deklaratën për shtyp.

Ashtu sikundër dhe një vit më parë kur humbën jetën 107 gazetarë, Federata përsëriti thirrjen ndaj qeverive e OKB për të marrë masa për të ndaluar masakrën ndaj gazetarëve dhe për të ndëshkuar përgjegjësit që ushtrojnë dhunë ndaj medies. Siria kryeson listën e vendeve më të rrezikshme me 36 gazetarë të vrarë gjatë 2012, e ndjekur nga Somalia, ku humbën jetën 18 persona, e më pas Meksika, Pakistani, Iraku etj.

KKVITI

“Tani presim që Plani i OKB -së, i cili nisi muajin e kaluar në konferencën e Vjenës, të japë rezultate mbi mandatin e tij për sigurinë e gazetarëve dhe mbi çështjen e ndëshkimit. Situata është kaq dëshpëruese sa që mos-veprimi nuk përfaqëson më një mundësi,” për drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, e cila përfaqëson mbi 600 mijë gazetarë nga 134 shtete të ndryshme të botës.

Lista vjetore e publikuar numëron 151 gazetarë gjithsej, ku përveç vrasjeve të qëllimshme, 30 gazetarë të tjerë humbën jetën në detyrë aksidentalisht apo për shkak të sëmundjeve të ndryshme gjatë 2012.