Hidromorava

Vjeshta letrare përmbyll aktivitetin me veprat e Rrahim Sadikut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edicioni i pestë i Manifestimit tash tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, këtë vit filloi rrugëtimin dymujor me 11 Tetor 2014, në Galerinë e Arteve , me prezantimin e 16 titujve të rij të këtij viti si dhe me paraqitjen e autorëve të pranishëm, para artdashësve dhe shumë krijuesve.Ndërsa sot, më 13 Dhjetor, i përmbyll veprimtaritë e këtij Edicioni, duke i prezentuar veprat më të reja të shkrimtarit Rrahim Sadiku, të cilat i botoi këtë vit përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”

Më 18 tetor 2014, prezantoi portretin letrar të poetit gjilanas që jeton dhe vepron në Zvicër, Bujar Salihut, në sallën e KK të Gjilanit.

Gjatë datave 23 – 25 Tetor 2014, në kuadër të Panairit të Librit, organizoi “Orën e Shkrimtarëve” , ku para pjesëmarrësve të shumtë të Panairit u paraqiten 12 shkrimtarë.

Më 24 Tetor 2014 prezantoi portretin letrar të studiuesit të letërsisë dhe poetit Bajram Kosumi, në Sallën e KK të Gjilanit.

Më 25 Tetor 2014, në ditën përmbyllëse të Panairit, prezantoi figurën e humanistit , veprimtarit dhe intelektualit të shquar, don Lush Gjergjit, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit, në Sallën e KK të Gjilanit.

United Hospital

Më 1 Nëntor 2014, prezantoi portretin letrar të shkrimtarit Prend Buzhala, në Sallën e KK të Gjilanit .

Më 8 Nëntor 2014, prezantoi portretin letrar të studiueses dhe poetes nga Tetova, Zejnepe Alili – Rexhepi.

Më 6 Dhjetor 2014, prezantoi portretin letrar të shkrimtarit dhe publicistit nga Kukësi, Petrit Palushi, në Sallën e KK të Gjilanit.

Ndërsa sot, më 13 Dhjetor, i përmbyll veprimtaritë e këtij Edicioni, duke i prezentuar veprat më të reja të shkrimtarit Rrahim Sadiku, të cilat i botoi këtë vit përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.