Eko Higjiena

Vjeshta fillon me hetime për pushtetin: Opozita paralajmëron komisione hetimore për Hajdarin dhe Mihalin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Dy komisione hetimore për dy zyrtare të pushtetit, mund të formohen gjatë muajit shtator. Të paktën, kështu po paralajmërojnë dy partitë e mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Çka po ndodhë?

Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës mund të fillojë me formimin e dy komisioneve hetimore.

Këto komisione, do të hetojnë hiç më pak se ministren e Industrisë, Rozeta Hajdarin dhe zyrtaren e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalin.

Çka deklaruan nga LDK?Para disa ditësh, në një shkrim në rrjetin social Facebook, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tregoi se do të kërkojnë që të formohet një komision hetimor për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Uji Dea

“Kështu që, përveç hetimeve penale që duhet t’i bëjë Prokuroria e Shtetit për këto raste, ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të kemi edhe hetim parlamentar për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore.” – tha ai mes tjerash në postimin e tij.PDK kërkon hetim ndaj MihalitTashmë është diskutuar shumë herë në opinionin publik se Dejona Mihali mund të jetë një prej personave më të pushtetshëm në Lëvizjen Vetëvendosje.Kështu, PDK po kërkon për disa arsye hetimin e politikanes nga Shqipëria.

Në një intervistë për Nacionalen, deputetja e këtij subjekti politik, Ganimete Musliu deklaroi se duhet të sqarohet marrja e shtetësisë në Kosovë, pasiqë i ishte ndaluar hyrja në shtetin tonë.“Nëse opozita e neglizhon mundësinë parlamentare për të kërkuar llogari nga qeveria, jo vetëm për Dejona Mihajlin, por për të gjitha aferat, atëherë që sot e ka humbur garën politike dhe vendi jonë do të përfundojë në një diktaturë të paperjetuar deri më tani. Ne nuk kemi nevojë për një opozitë të heshtur. Ne kemi nevojë për një opozitë të sinqertë dhe aktive sepse dështimet e qeverisë aktuale kanë dal sheshit dhe heshtja opozitare nënkupton dorëzim.” – deklaroi ajo.

Ndërkohë, sa i përket ministres Hajdari, pak javë më parë Nacionale ekskluzivisht publikoi incizimet që vërtetonin keqpërdorimet me rezervat shtetërore.Javën e kaluar organet e rendit dhe të drejtësisë kanë ndërmarr një aksion bastisje në MINT dhe disa lokacione tjera, i cili ka përfunduar me disa të arrestuar.

Nën dyshimin se kanë bërë keqpërdorime gjatë blerjeve të rezervave shtetërore, Policia e Kosovës të premten e kaluar ka arrestuarit dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe biznesmenin Ridvan Muharremi, i cili është një mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti.Kurse Dejona Mihali, njihet publikisht si një nga aktivistet më të pushtetshme në Lëvizjen Vetëvendosje dhe nga personazhet më me ndikim në Kosovë. Për të përflitet së i ka në kontroll gjithë deputetët e pushtetit dhe disa nga ministrat e qeverisë. Flitet se pa miratimin e saj, nuk mund të kalojë asnjë fjalim i deputetëve te LVV-së.

Pra, po flasim për Dejona Mihalin, koordinatore e Komiteteve në LVV. Për Mihalin “e fuqishme” dhe “e guximshme”, e cila nuk ka nguruar t’i qortojë as ambasadorët amerikan e gjerman, Jeff Hovenier, Joern Rohde dhe emisarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.