Fundamenti

“Vjeshta e Gjilanit” hapet më 19 tetor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë dy muajve të ardhshëm, sa zgjat ky manifestim letrar, do të përurohen e prezantohen vepra e autorë të ndryshëm shqiptarë.
………………….
Organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Fan Noli”, sivjet, për herë të dhjetë do të mbahet “Vjeshta letrare e Gjilanit”, një manifestim ky i mbushur me veprimtari të shumta letrare, që nga hapja, më 19 tetor e deri në përmbyllje, më 21 dhjetor.

Sabit Rrustemi, udhëheqës i Ars Clubit “Beqir Musliu” thotë se “Vjeshta….” hapet këtë të shtune, me përurimin e monografisë “Mark Gashi – veprimtaria atdhetare dhe arsimore”, me autor Rahim Azemi, ku fjalë rasti do të mbajnë Nexhat Rexha, Qazim Azizi, ndërsa referues do të jenë Fehmi Ajvazi, botues, Emin Azemi, studiues letrar e publicist, Rahim Azemi, autor i librit. Moderator: Sarë Gjergji.

Ky aktivitet mbahet në Bibliotekën e qytetit, më 19 tetor 2019, ora 12:00.
Pas dy javësh, “Vjeshta….” vazhdon me portretin letrar të Edi Shukriut, ku referues do të jenë Anton Nikë Berisha, Nexhat Rexha e Sherafedin Kadriu, moderator Sabit Rrustemi.
Edhe ky aktivitet mbahet në Biblioteka e qytetit, më 2 nëntor 2019, ora 12:00.

Më 23 nëntor vjen Linditë Ramushi – Dushku me dy vepra të reja letrare, ku referues do të jenë Sabit Rrustemi, botues e shkrimtar, Sherafedin Kadriu, kritk letrar, Arsim Halili, poet e eseist, Mehmetali Rexhepi, poet e kritik letrar. Ky aktivitet moderohet nga Sadete Tërnava – Osmani.

FIDANISHTJA

Në këtë “Vjeshtë….” është përfshirë edhe Biser Mehmeti, me librin “Takim me vrasësin tim”, ku referues janë Sabit Rrustemi, botues, Afrim Demiri, shkrimtar e publicist, Ismet Aliu, shkrimtar. Moderator – Xheladin Rexhepi.

Kjo pjesë e manifestimit zhvillohet në qytetin e Ferizajt, në Qendrën për Kulturë, më 7 dhjetor, ora 12:00.

Vjeshta e Ars Clubit të Gjilanit, përmbyllet më 21 dhjetor, me botimet e Shtëpinë botuese “Beqir Musliu”, të vitit 2019, ku me theks të veçantë do të flitet për poezinë e Nexhat Rexhës. Referues janë Sinan Sadiku, Mehmetali Rexhepi, Anton Nikë Berisha.
Me këtë rast, Sabit Rrustemi, përgjegjës i Ars Clubit “Beqir Musliu”, njëherësh ideator i “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, do të mbajë një fjalë përmbyllëse, ku do të nënvizojë sukseset dhe sfidat e këtij manifestimi në rrugëtimin e deritashëm dhjetëvjeçar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.