RCCOLA

Vjena, kryeqyteti më i suksesshëm në botë

/ 1 minutë lexim

Vjena, kryeqyteti i Austrisë, sërish mori vlerësime të larta, pasi është shpallur njëri prej kryeqyteteve më të suksesshme në botë. Një studim i OKB-së, i titulluar “Kryeqytetet e botës 2012/2013”, ka renditur Vjenën në vendin e parë në mesin e 70 kryeqyteteve të botës, si qyteti më me prosperitet dhe i suksesshëm.

Kështu, kryeqyteti i Austrisë është renditur përpara qyteteve të tjera me një cilësi të lartë të jetës, si Cyrihu, Toronto dhe Brukseli.

Hidromorava

Për të bërë këtë ranglistë OKB ka vlerësuar kritere të ndryshme që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në produktivitet, qëndrueshmëri dhe infrastrukturë.

Numri një i Vjenës, Michael Hojpl, ka vlerësuar rezultatet si një konfirmim të politikës së qytetit dhe si kompliment për secilin në përkushtimin për ta bërë Vjenën si një nga qytetet më tërheqëse në botë.