Vjena, kryeqyteti ku mund të jetohet më mirë
Londër- Kryeqyteti i Austrisë Vjena i ofron banorëve të saj cilësinë më të lartë të jetesës, ndërsa Bagdadi, kryeqyteti i Irakut më të ulëtin, thuhet në sondazhin e fundit të grupit konsulent Mercer, të publikuar më 4 dhjetor nga Reuters.
Vjena, me 1.7 milionë banorë mban këtë pozicion të lartë në anketë për të katërtin vit radhazi.
Anketimi vjetor i Mercer kryhet për t’i ardhur në ndihmë kompanive dhe organizatave botërore, që duan të vendosin stafet e tyre në këto vende. Për të bërë anketën, Mercer fokusohet në 39 faktorë, si stabiliteti politik, kujdesi shëndetësor, arsimi, krimi, rekreacionet dhe transporti.
Pavarësisht krizës së borxhit, Evropa zë 15 nga 25 vendet me standard më të lartë në botë në këtë studim. Dy shtetet, Gjermania dhe Zvicra, kanë nga 3 qytete në top 10-shin.
Në rangun më të ulët të qyteteve në Evropën Perëndimore është Athina, e kapluar nga kriza e thellë ekonomike
“Në përgjithësi, qytetet evropiane vazhdojnë të kenë cilësi të lartë jetese, si rezultat i një kombinimi të stabilitetit në rritje: rritja e standardeve të jetesës dhe infrastrukturat e përparuara të qyteteve”, ka thënë Slagin Parakatil, hulumtues i në Mercer.
Qytetet kanadeze dominojnë në renditjen në rajonin Amerikan. Numrin pesë e mban Vankuver, mbajtës i vendit më të lartë, si dhe Honolulu në 28, me qendrat urbane më të këndshme në SHBA.
Aukland i Zelandës së Re, në numrin tre është ende në majë në listën e rajonit të Paqësorit Aziatik, ndërsa në Dubai merr 73 notat më të mira në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Por, Lindja e Mesme është rajoni që ka 15 qytetet në pjesën 20 vendeve të poshtme, përfshirë Lagos – Nigeri, Bamako – Mali, Khartum – Sudan dhe N’Djamena – Çad. Bagdadi, kryeqyteti i Irakut, u rendit në vendin më të ulët në botë.
Lista e 10 vendeve me cilësinë më të lartë të jetesës:
1. Vjena – Austri
2. Cyrih – Zvicër
3. Aukland – Zelandë e Re
4. Munih- Gjermani
5. Vankuver- Kanada
6. Dueseldorf – Gjermani
7. Frankfurt – Gjermani
8. Gjenevë – Zvicër
9. Kopenhagen – Danimarkë
10. Bernë – Zvicër
Lista e 10 vendeve me cilësi më të ulët të jetesës:
1. Kinshasa – Repubulka Demokratike e Kongos
2. Nouakçot – Mauritania
3. Tbilisi – Gjeorgji
4. Brazavill – Kongo
5. Sana’a – Jemen
6. Kartoum – Sudan
7. N’djamena – Çad
8. Port-au-princ – Haiti
9. Bangui – Rebublika Qendrore e Afrikës
10. Bagdad – Irak
(ma.ar/BalkanWeb)