Vjen thirrja urgjente për ‘shpëtimin’ e Kosovës

Analistët politikë konsiderojnë se fenomeni në rritje i krimit dhe korrupsionit në shtetin e ri të Kosovës, po ndikon shumë tek reflektimi i imazhit tepër të keq në arenën ndërkombëtare.

“Është e vërtetë e dhimbshme që pushtetarët politik ia kanë humbur imazhin Kosovës me veprimet e tyre kriminale, duke u marrë me korrupsion, duke i mbrojtur të vetët dhe ata që kane kryer krime ekonomike dhe politike në vend. Tani më dihet se Kosova për një kohë të gjatë është bashkë administruar me ndërkombëtarët, prandaj ndërkombëtarët e kanë ditur këtë edhe më përpara por na kanë dhënë afat duke menduar që politikanët tanë ndryshojnë strategji”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë konsiderojnë se fenomeni në rritje i krimit dhe korrupsionit në shtetin e ri të Kosovës, po ndikon shumë tek reflektimi i imazhit tepër të keq në arenën ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë fenomen tepër negativ në vendin tonë ka folur edhe ish zyrtari EULEX-it Simo Pietiläinen, avokati finlandez i cili kishte punuar në misionin e EULEX-it në Kosovë dhe tani e quan Kosovën vend të krimit e korrupsionit.

Ai thotë se të akuzuarit, shpesh i shmangen burgut duke dhënë ryshfet apo ikjes së përgjegjësisë për shkak të njerëzve të njohur nëpër gjykata, kryesisht figurat e nivelit të lartë të krimit e të politikës, kurse viktimizohen qytetarët e thjeshtë.

Sipas ish zyrtarit të EULEX-it kryesisht të pafuqishmëve (qytetarëve), u merret drejtësia nga duart dhe kështu Kosova është e rrënuar nga korrupsioni masiv dhe qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit. Ai po ashtu shton se edhe kontradiktat e pafund midis Kosovës dhe Serbisë, papunësia e madhe dhe mungesa e investimeve, janë një burim zhgënjimi dhe mungesë vizioni prandaj njerëzit kanë një dëshirë të pafund për të ikur jashtë vendit.

E duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Dradan Grapci thotë se krejt kjo gjendje vjen për shkak të pushtetarëve në krye të shtetit që janë të korruptuar.

“Është e vërtetë e dhimbshme që pushtetarët politik ia kanë humbur imazhin Kosovës me veprimet e tyre kriminale, duke u marrë me korrupsion, duke i mbrojtur të vetët dhe ata që kane kryer krime ekonomike dhe politike në vend. Tani më dihet se Kosova për një kohë të gjatë është bashkë administruar me ndërkombëtarët, prandaj ndërkombëtarët e kanë ditur këtë edhe më përpara por na kanë dhënë afat duke menduar që politikanët tanë ndryshojnë strategji, ndryshojnë në veprime dhe harrojnë ato vese kë këqija, por si duket tani ata e kanë humbur durimin karshi politikës së korruptuar, dhe tani me presionin e Serbëve dhe Ruseve po lobojnë edhe kundër Kosovës”, tha dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti Grapci mendon që shërbimet e huaja që ndjekin krimin e korrupsionin duhet të angazhohen sikur kanë vepruar në Shqipëri dhe t’i zbardhin të gjitha rrjetet kriminale, për t’i eliminuar ato, sepse ndryshe do të dështon shteti i Kosovës.

“Ka ardhur koha që shërbimet e huaja sekrete të shteteve mike ta marrin në dorë situatën, rendin dhe ligjin në Kosove, t’i arrestojnë politikanët të cilët kanë prapavijë kriminale, sepse me të vërtetë populli i Kosovës për shkak të keq-bërjes politike nga pushtetarët politik, po viktimizohet, madje edhe për një vizë të thjeshtë pune apo turistike kërkohen informata sa për një grup të rrezikshëm kriminelësh, edhe kur bëhet fjalë për një qytetar të thjeshtë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, qytetarët e zhgënjyer me këtë gjendje mjerimi nga krimi e korrupsioni, ikin jashtë madje duke fyer në mënyrën më banale, shtetin dhe pushtetarët sepse janë mërzitur me të bërat e politikës kriminale që ka kapur shtetin tash e 20 vjet dhe po e mban peng zhvillimin dhe të ardhmen qytetarit për jetë më të mirë.

“Prandaj nuk është edhe çudi që qytetarët janë te mllefosur me politikanet Kosovar, ku i fyejnë dhe ikin ilegalisht nga vendi. Uroj dhe kërkoj qe dikush nga BE-ja dhe Amerika te merr masa kundër këtyre politikaneve, se nëse i lejojnë pushtetarët të vazhdojnë me të vjetrën, ajo se çka po ndodhë në Hong Kong (Kinë), në Kosovë mund te ndodhe edhe më e zeza, ku qytetaret vriten mes vete, policia do përgjaket, kurse politikanët do ikin nga këtu e të festojnë shkatërrimin e vendit. Dhe për tu ndaluar kjo tragjedi, le të shpresojmë në ndonjë ndryshim pozitiv pasi të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në shtator, për ta krijuar Qeverinë e re, e të ndalohet Presidenti që po provon akoma për ta gjetur një mandatar të ri për Kryeministër”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).